Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka propozuar Gazmend Muhaxherin si kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat tjetër.
Kjo është bërë e ditur nga vetë LDK-ja Pejë, ku është shtuar se propozimi i kryesisë ‘‘u miratuar unanimisht’’.
Në njoftim shtohet se javën e ardhshme do të përzgjidhen edhe emrat për listën e asamblesë komunale.
Postimi:
LDK Pejë gati për zgjedhjet lokale!
Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së LDK-së në Pejë, nën drejtimin e kryetarit Gazmend Muhaxheri.
Diskutuam për fazat përgatitore dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale që mbahen këtë vjeshtë.
Kryesia propozoi vetëm një emër për kandidat për kryetar komune: Gazmend Muhaxheri – i cili u miratua unanimisht
Po ashtu, u vendos që javën e ardhshme të përzgjidhen edhe emrat për listën e asamblesë komunale.