Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë një tjetër mbështetje domethënëse para kuvendit zgjedhor të së shtunës. Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, njoftoi se kjo degë do ta mbështesë Abdixhikun për të qëndruar në krye të partisë.
“Sot, në takimin e kryesisë së Degës në Ferizaj, vlerësuam dhe e mbështetëm qasjen e Kryetarit Abdixhiku,” shkroi Azemi në Facebook.
Ai tha se “LDK ka hyrë në një fazë të domosdoshme konsolidimi” dhe se “besimi nuk ndërtohet me lëkundje të përditshme, por me qëndrueshmëri, punë të matshme dhe përgjegjësi.”
Abdixhiku kishte ofruar dorëheqje më 28 dhjetor, por Kuvendi i partisë do të vendosë nëse do ta pranojë atë. Ai ka për kundërkandidat ish-kryeministrin Avdullah Hot, i cili synon të marrë drejtimin e kësaj partie.














