Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dehari bëri hile, në sallë ishin 100 deputetë, Cakolli: Raporti për mandatet do të miratohej me 51 vota

17/04/2025 - 14:56
në Kryesore, Lajme
A A
Dehari bëri hile, në sallë ishin 100 deputetë, Cakolli: Raporti për mandatet do të miratohej me 51 vota
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka mundur sot ta votojë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave me shumicën e deputetëve prezentë.

Në seancën e sotme konstituive 100 deputetë kanë qenë në sallë dhe me shumicën e thjeshtë prej 51 votave për raporti ka mundur të kalojë për t’i hapur rrugë betimit të deputetëve.

Megjithatë, kryesuesi Avni Dehari, deputeti i zgjedhur më i vjetër i kësaj legjislature, ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar për Gazetën Express se për votimin e këtij raporti është dashur shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm.

“Për raportin është shumica e thjeshtë (e atyre që janë të pranishëm dhe votojnë)”, tha Cakolli.

Ai tha se me 51 vota do të miratohej raporti.

Po ashtu, Cakolli shtoi se ndërprerja e seancës nga kryesuesi Avni Dehari përbën shkelje.

Po ashtu edhe partitë opozitare kanë kritikuar vendimin e Deharit për ndërprerje të seancës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quajti shkelje të rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë” vendimin e Deharit.

Po ashtu, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Vetëvendosje po dëshiron të blejë kohë meqë s;e ka shumicën parlamentare për krijimin e institucioneve si parti fituese.

Po të njëtën akuzë e bëri edhe Time Kadrijaj nga AAK, e cila tha se e Vetëvendosje nuk i ka votat as për kryetarin e Kuvendit e as për Qeverinë.

Dehari sot e ndërpreu seancën dhe tha se e njëjta do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Ai si arsye për ndërprerje tha se gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, nuk kishte konsensus se si të shkohet përpara./Express.

JU REKOMANDOJMË

Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen në kamera

Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen në kamera
04/04/2026 - 11:38

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i shtrenjtë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe reagimit të shpejtë...

Më shumëDetails

Ankohet mitrovicasi: Mashtrim me çmime në QTA – në fletushkë 1.99 euro dhe në market 2.79 euro

Ankohet mitrovicasi: Mashtrim me çmime në QTA – në fletushkë 1.99 euro dhe në market 2.79 euro
04/04/2026 - 11:31

Mashtrimet me çmime nga rrjetet e marketeve për klientë raportohen vazhdimisht në media. Një qytetar ka raportuar një rast për rrjetin e marketeve QTA, duke pretenduar në QTA...

Më shumëDetails

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi

I merret licenca avokatit që u dënua me burgim për kërcënimin ndaj gazetarit Kajtazi
04/04/2026 - 10:59

Oda e Avokatëve të Kosovës ia ka hequr licencën avokatit Driton Dobruna, i cili ishte dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi në...

Më shumëDetails

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?
04/04/2026 - 10:16

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Por, Bajgora del se është emër i njohur për...

Më shumëDetails

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë
04/04/2026 - 09:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje kërcënoi e shau liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Në raportin 24...

Më shumëDetails

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro

Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro
04/04/2026 - 09:31

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallra të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Ngjarja ndodhi më 4 prill 2026, kur një autobus i linjës ndërkombëtare u ndalua për kontroll....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë