Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e fuqishme e Clarkut: Ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik (VIDEO)

24/10/2025 - 13:35
në Kryesore, Lajme
A A
Deklarata e fuqishme e Clarkut: Ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, me dëshminë që pritet ta nisë më 19 nëntor.

Clark, i cili drejtoi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, kishte dërguar një mesazh të veçantë për deputetët dhe popullin e Kosovës me rastin e 23-vjetorit të bombardimeve të Aleancës.

Më poshtë mund të lexoni ose dëgjoni deklarimin e tij të plotë nga ajo ditë:

Ai ishte shprehur se ka qenë nderi i jetës së tij të ishte komandanti që dha urdhër për të bombarduar caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi për të shpëtuar kështu shqiptarët nga spastrimi etnik i synuar i Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Të gjithë miqve të mi në Kosovë, qeverisë, popullit të Kosovës dua t’iu uroj këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999, misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës, ka ndryshuar historinë e Evropës. I ka dhënë shpresë dhe dritë, por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar për ShBA-të. Për mua ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik”.

Gjenerali Clark ka treguar se ditë më parë ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair bashkë me të cilët, sot 26 vjet më vonë, pajtohen se vendimi për bombardimet e NATO-s ishte i duhuri.

Gjenerali amerikan, që është mik i madh i Kosovës, ka thënë po ashtu se ndonëse gjithë vëmendja ndërkombëtare është drejtuar kah Ukraina, e cila po sulmohet nga Rusia, po punon që Kosova të mbetet në fokusin e shtetit të tij.

“Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja ish-sekretarja jonë e ShBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur. Unë takova presidentin Bill Clinton dhe para tre-katër ditësh isha bashkë me Tony Blair. Ne ishim të gjithë bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit se 23 vjet më parë NATO-ja ka bërë gjënë e duhur. Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës, NATO-n dhe për gjithë botën”.

“Sot jemi në një krizë tjetër. Kur isha në Kosovë verën e kaluar bisedova me shumë anëtarë të qeverisë për Ukrainën dhe se cilat janë ngjashmëritë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar drejt Ukrainës dhe unë jam duke punuar shumë për t’u siguruar  që ta mbajmë fokusin tonë në Kosovë. Ju akoma keni nevojë për ndihmën tonë, ne e dimë këtë. Ne ju vlerësojmë, ju duam dhe duam që ju të keni më të mirën për demokracinë tuaj dhe për secilin prej jush për jetë tuaja si anëtarë të komunitetit ndërkombëtarë. Ne do t’ju përcjellim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu mbështetur”. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja
20/03/2026 - 11:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me rastin e festës së Fitër Bajrami ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Haxhiu, ka theksuar peshën e kësaj feste...

Më shumëDetails

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 11:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Ai tha se edhe këtë vit...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë
20/03/2026 - 09:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i...

Më shumëDetails

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë
20/03/2026 - 09:19

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku më pas kanë vijuar me vizita...

Më shumëDetails

Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
20/03/2026 - 07:28

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit. Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë