Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarata e Kurtit/ Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht – ai e ka marrë me shaka krijimin e institucioneve

26/06/2025 - 08:58
në Lajme
A A
Deklarata e Kurtit/ Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht – ai e ka marrë me shaka krijimin e institucioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për deklaratat e Kurit dhe mos krijimin e institucioneve.

Ai tha se Kurti e ka marrë me shaka krijimin e institucioneve dhe edhe pse e ka shumicën, nuk e ka shumicën që ta krijojë Kuvendin e Qeverinë.

“Ajo që kam parë në deklarata të pakta që po iu drejtohet mediave kryeministri në detyrë apo më mirë të themi deputeti Kurti e ka marrë me shaka edhe krijimin e institucioneve. Është e vërtetë që VV e ka shumicën prej 42 për qind apo 48 deputetë por nuk e ka shumicën e gjithmbarshme të Kuvendit për të krijuar institucione. Prandaj duhet marrëveshje paraprake politike dhe nuk mund t’i detyrosh ish opozitarët që ta votojnë një njeri që e kanë kundërshtuar, në këtë rast Albulena Haxhiun”, u shpreh ai.

Lekaj theksoi se AAK ka dhënë emra që mund t’i votojë, teksa shtoi se një politikan i mençur do të ulej të diskutonte me partitë për marrëveshje politike dhe t’i krijonte institucionet.

“Ne si AAK kemi dhënë zgjidhje, i kemi dhënë 2-3 emra, mund të futen edhe emra të tjerë që të dalim nga kjo krizë. Të fajësosh deputetët e ish opozitës është qesharake dhe nuk duhet ky njeri të merret seriozisht sepse po bën shaka me qytetarët dhe institucionet. Nuk e di se si mendon që pa marrëveshje politike t’i zgjidhë këto probleme. Nuk e ki shumicën, i ke 48 deputetë por nuk e ke shumicën për t’i krijuar institucionet, atëherë çdo politikan i mençur do të ulej në tavolinë dhe do të bisedonte me partitë tjera që të krijohen institucionet sa më shpejt”, potencoi ish deputeti.

Sa i përket deklaratës se ish opozita po ia vazhdon mandatin, Lekaj tha se ajo nuk qëndron pasi partitë ish opozitare janë deklaruar se janë kundër dhe se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

“Dhe ajo që e ka thënë që opozita po më jep jetë në qeverisje mendoj që nuk e ka me vend sepse opozita është deklaruar që nuk e voton dhe në këtë drejtim e ka bërë të qartë se me qeverinë Kurti ne nuk do të vazhdojmë. Jemi kundër, do të mbesim kundër dhe nuk do ta votojmë kandidaten që e ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiun”, ka deklaruar Pal Lekaj.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe
Lajme

Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe

26/06/2025 - 14:20
Periskopi: Martin Berishaj intervistohet në Prokurorinë Speciale
Lajme

Periskopi: Martin Berishaj intervistohet në Prokurorinë Speciale

26/06/2025 - 14:19
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Lajme

Bajrami: VV nuk e shpalli Listën Serbe organizatë terroriste kur u vra Afrim Bunjaku e tash provojnë të luajnë patriotin

26/06/2025 - 14:14
Haliti: Sveçla ia ka marrë kompetencat drejtorit të AKI-së dhe po flet në emër të tij
Lajme

“Nuk është kiameti”/ Xhavit Haliti flet për deklaratën e Enver Hoxhajt dhe mundësinë për koalicion VV-PDK

26/06/2025 - 13:53
“Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius
Lajme

“Digjet” Ballkani, temperatura përvëluese: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius

26/06/2025 - 13:48
OSBE i dorëzon Policisë së Kosovës pesë automjete për njësinë K9
Lajme

OSBE i dorëzon Policisë së Kosovës pesë automjete për njësinë K9

26/06/2025 - 13:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    227 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Samiti i NATO-s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë