Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Deklarata e Rizvanollit, parapërgatitje se çmimi i rrymës do të rritet”

05/02/2026 - 08:11
në Lajme
A A
“Deklarata e Rizvanollit, parapërgatitje se çmimi i rrymës do të rritet”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarata e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se për shkak të investimeve në KEK blloqet do të ndalen për disa muaj dhe se importi i rrymës po ashtu do të jetë i lartë edhe sivjet, po shihet si paralajmërim për shtrenjtimin e faturave.

Egzon Hajdari, nga grupi protestues kundër shtrenjtimit të energjisë, ka thënë se deklarimi i Rizvanollit të mërkurën rreth çështjes së rrymës është shenjë se kërkesa për rritje të çmimit me rreth 21% do të pranohet.

“Këto investime që mund të ndodhin, nuk mund të shërbejnë për gjenerata në vazhdim, janë mjete harxhuese që ndoshta mund të konsumohen, amortizohen për 10-15 vjet. Por ajo që është e rëndësishme, kjo deklaratë ne na bën gati që çmimi i energjisë elektrike do të aprovohet nga ZRRE. Po, ajo është parapërgatitje për qytetarët që kjo marrëveshje të pranohet sa më lehtë nga qytetarët”, ka thënë ai në Interaktiv.

Të premten pritet të mbahet protesta kundër paralajmërimit për rritjen prej rreth 21 për qind të tarifave të rrymës. Kërkesa më urgjente që del nga kjo protestë do të jetë pikërisht parandalimi i rritjes së çmimit, pasur me kërkesë të tjera.

Hajdari ka thënë e protestuesit kërkojnë edhe shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe shtetëzimin e KEDS-it.

“Fillimisht thonë se janë duke e shqyrtuar e pastaj e aprovojnë çdo kërkesë. Protesta fillon te KEDS-i, vazhdon te ZRRE dhe përfundon te Qeveria. Ky marsh i ka tri kërkesa, parandalimi i çmimit të rrymës, shkarkimi i Bordit të ZRRE-së që nuk i ka kryer rolin e vet por i ka shërbyer KEDS-it dhe duhet të hapet diskutimi për shtetëzimin e KEDS-it”, ka thënë ai.

Hajdari ka shtuar se nuk do të jetë e vetmja protestë ajo e të premtes, duke paralajmëruar organizime të tjera në vazhdim kundër rritjes së çmimit të rrymës.

JU REKOMANDOJMË

Aksident në Dollc, vetura përfundon jashtë rrugës (Pamje)
Lajme

Aksident në Dollc, vetura përfundon jashtë rrugës (Pamje)

05/02/2026 - 08:46
Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
Lajme

Tragjedi në këtë qytet të Kosovës – dy persona gjenden pa shenja jete në një shtëpi, trupat dërgohen për obduksion

05/02/2026 - 08:15
Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kryesore

Hagë: Procesi gjyqësor drejt fundit, më 9 shkurt seanca e radhës

05/02/2026 - 08:05
Viti 2004, organizim i KAN-it: A ka të veshur Albin Kurti bluzën me mbishkrim në alfabet cirilik?
Lajme

Viti 2004, organizim i KAN-it: A ka të veshur Albin Kurti bluzën me mbishkrim në alfabet cirilik?

04/02/2026 - 23:23
Kusari për padinë e Osmanit ndaj Martensit të FAZ-it: S’ka asnjë shans ta fitojë, veç dëmton reputacionin e Kosovës
Lajme

Kusari për padinë e Osmanit ndaj Martensit të FAZ-it: S’ka asnjë shans ta fitojë, veç dëmton reputacionin e Kosovës

04/02/2026 - 23:00
Limi hedh bombën për Albën: “Nuk po e pres jashtë”
Lajme

Limi hedh bombën për Albën: “Nuk po e pres jashtë”

04/02/2026 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për grabitje, dyshohet edhe për krime lufte

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Ky është Sheqir Vërsheci, biznesmenit nga Vushtrria të cilit i ishte bastisur autosalloni në aksionin kundër fajdes

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    377 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 94

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë