Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt

17/02/2026 - 10:16
në Lajme
A A
Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 27 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00.

Dhomat e Specializuara njoftuan se ajo mund ndiqet në internet në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte, përmes transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë, ose nga galeria për publikun në ndërtesën e gjykatës në Hagë.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, “midis së paku 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, i udhëzoi ata që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi “bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza, dhe z. Kuçi, me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”.

Isni Kilaj u arrestua së pari si i dyshuar më 2 nëntor 2023, dhe u lirua përkohësisht me kushte të rrepta më 15 maj 2024.

Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Prokuroria dorëzoi dosjen paraprake të saj më 19 shtator 2025. Smakaj, Thaçi dhe Fazliu dorëzuan dosjet paraprake të tyre më 19 dhe 20 tetor 2025.

“Dosja e çështjes iu kalua për gjykim Gjykatësit të Vetëm më 12 nëntor 2025. Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë për të dytën herë në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm më 10 dhjetor 2025. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht më 10 shkurt 2026 në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm”, njoftoi DHSK.

Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave të saj.

JU REKOMANDOJMË

Pamje të rralla të UÇK-së, ku zëri i këngës bëhet forcë shpirti dhe frymëzim në ditët më të vështira për liri

Pamje të rralla të UÇK-së, ku zëri i këngës bëhet forcë shpirti dhe frymëzim në ditët më të vështira për liri
17/02/2026 - 11:11

Pamje të rralla të UÇK-së, ku zëri i këngës bëhet forcë shpirti dhe frymëzim në ditët më të vështira për liri. Zv. Komandant i Brigadës 124 të Zonës...

Më shumëDetails

Pamje nga Shkodra me flamurin e Kosovës, Beci: Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj, në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë

Pamje nga Shkodra me flamurin e Kosovës, Beci: Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj, në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë
17/02/2026 - 10:45

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e pavarësisë. Ai në një postim në Facebook shkruan se zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj...

Më shumëDetails

“Nga ushtar në politikan” – Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë me një video

“Nga ushtar në politikan” – Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë me një video
17/02/2026 - 10:31

Sot Kosova ka mbushur plot 18 vjet të pavarësisë. Kreu i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar këtë përvjetor të rëndësishëm. Haradinaj ka ndarë me...

Më shumëDetails

Diaspora dërgoi 15 miliardë euro në 18 vjet në Kosovë

Diaspora dërgoi 15 miliardë euro në 18 vjet në Kosovë
17/02/2026 - 10:26

Që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, komuniteti shqiptar në diasporë ka mbështetur vendin me remitenca që kanë prekur çdo sferë të jetës ekonomike dhe sociale,...

Më shumëDetails

Këta janë flamujt që fillimisht u propozuan për flamur të shtetit të Kosovës

Këta janë flamujt që fillimisht u propozuan për flamur të shtetit të Kosovës
17/02/2026 - 10:08

Para se të zgjidhej flamuri që valon sot, në qershor të vitit 2007 u hap një konkurs ndërkombëtar për dizajnin e flamurit shtetëror, ku morën pjesë 993 konkurrentë...

Më shumëDetails

Ministria e Jashtme e Izraelit: Kosovë e dashur, urime Dita e Pavarësisë

Ministria e Jashtme e Izraelit: Kosovë e dashur, urime Dita e Pavarësisë
17/02/2026 - 09:54

Ministria e Jashtme e Izraelit ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë. Në një postim në X, Ministria shkroi: “Kosovë e dashur, urime Dita e pavarësisë”.    

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë