Del formacioni i Lille, Zhegrova titullar kundër Realit
Lille sonte është nikoqir i kampionit evropian, Real Madridit, në Ligën e Kampionëve.
Për vendësit do të startojë ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili ka qenë vendimtar në kualifikimin e klubit të tij për edicionin e sivjetmë.
Zhegrova madje është përfolur si njëri prej emrave të cilët i do Reali në skuadër gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.