Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se e mbështetë fuqishëm protestën e 7 gushtit, kundër Gjykatës Speciale.
Deliu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kjo Gjykatë ka dalë nga mandati dhe sipas saj, po shkatërron besimin në drejtësi.
Postimi i plotë:
Katër vjet e gjysmë në paraburgim, pa vendim përfundimtar. Prova të fabrikuara nga Serbia. Kjo nuk është drejtësi, është fyerje për Kosovën dhe sakrificën e çlirimtarëve tanë.
Si deputete, mbështes fuqishëm protestën e 7 gushtit. Me çlirimtarët, përballë padrejtësisë!
Kjo gjykatë ka dalë nga mandati dhe po shkatërron besimin në drejtësi. Protesta në sheshin “Skënderbeu” është momenti ynë për të thënë:
Mjaft! Nuk do të lejojmë të poshtërohet sakrifica jonë!
Bashkohuni!
Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.