Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra ka pohuar se mos serioziteti i VV-së u pa edhe me pjesëmarrjen e paktë të deputetëve që patën në seancën e 42-të të Kuvendit të Kosovës.
“Nëse partia më e madhe në Kuvend do ta merrte me të vërtetë seriozisht zgjedhjen e kryetarit dhe daljen nga ngërçi politik, sot do ta dëshmonte me veprime, jo me fjalë. Por prania e mbi dhjetë deputetëve më pak në sallë tregon të kundërtën. 39 vota pro, dëshmojnë mungesë organizimi, mungesë vullneti dhe sidomos mungesë përgjegjësie”.
“Nuk mund të kërkosh fajtorë tek të tjerët kur nuk arrin as të mobilizosh radhët e tua. Pengesa më e madhe për funksionalizimin e Kuvendit është mungesa e seriozitetit nga ata që pretendojnë të udhëheqin”, u shpreh Deliu-Kodra.