Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë se gënjeshtrën për Ligjin për Amnistinë, e filluar nga Albin Kurti, e vazhduan edhe dy deputetët tjerë të VV-së sot.
“Gënjeshtrën që e nisi Albin Kurti, sot e vazhduan deputetët e tij, Arbrësha Kryeziu dhe Artan Abrashi.
Të gjithë në kor po shpërndajnë një të pavërtetë të plotë lidhur me Ligjin për Amnistinë, duke thënë se ai ka falur edhe vrasje. Por e vërteta është fare e thjeshtë:
Neni 4 i ligjit e përjashton qartë çdo vepër që ka shkaktuar vdekje apo lëndime të rënda”, shkruan Deliu.
Ajo thotë se kjo është shpifje e pastër dhe ‘propagandë e organizuar’.
“Kjo nuk është as keqkuptim dhe as mungesë informacioni. Është shpifje e pastër.
Dhe më keq akoma, është propagandë e organizuar, që synon të mashtronte publikun për t’i mbuluar dështimet e pushtetit aktual’, shkruan Deliu.