Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kurtit pas takimit me presidenten Osmani se “nuk ka urgjencë”.
Deliu thotë në reagim se si s’mund të thuhet se ska urgjencë kur vendi është në bllokadë institucionale tani e katër muaj.
“Qysh mund të thuhet se “nuk ka urgjencë” kur vendi është në bllokadë institucionale prej tre muajsh? Kur Kuvendi nuk funksionon dhe seancat përsëriten pa asnjë zgjidhje, kur bizneset po falimentojnë nga faturat e rrymës dhe qytetarët po përballen me varfëri e pasiguri. Kjo është mungesë e madhe e përgjegjësisë ndaj qytetarëve që kanë votuar” shkruan Deliu-Kodra”.
Reagimi i plotë:
Në vend që të ketë përpjekje serioze për ta zhbllokuar situatën në të cilën jemi, për shkak të insistimit të VV-së që të mbajë në mënyrë imponuese Albulena Haxhiun e cila nuk ka marrë shumicën e votave të deputetëve, Albin Kurti paska deklaruar se “nuk ka urgjencë”.
Qysh mund të thuhet se “nuk ka urgjencë” kur vendi është në bllokadë institucionale prej tre muajsh? Kur Kuvendi nuk funksionon dhe seancat përsëriten pa asnjë zgjidhje, kur bizneset po falimentojnë nga faturat e rrymës dhe qytetarët po përballen me varfëri e pasiguri.
Kjo është mungesë e madhe e përgjegjësisë ndaj qytetarëve që kanë votuar!