Lidhur me situaten aktuale politike në vend, Blerta Deliu, në emisionin “Click” të RTV21, ka theksuar se qëndrimi i partisë së saj ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti mbetet i pandryshuar.
Ajo deklaroi se PDK-ja nuk do të votojë për asnjë ministër apo zëvendëskryeministër që ka qenë pjesë e ekzekutivit të kaluar, përfshirë edhe ministren në detyrë, Albulena Haxhiun.
“Qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë. Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave, zëvendëskryeministrave apo gjithë përfaqësuesve që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Asnjëri prej tyre nuk do ta ketë votën e PDK-së”, tha Deliu.