Foto të dërguara në Insajder tregojnë se varri i ish-aktivistit të Vetëvendosjes nuk është në gjendje të rregullt; nëna e tij do të merret me këtë sapo të kthehet në Kosovë.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Insajderit disa foto të varrit të Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, ku shihet se ai nuk ndodhet në gjendje të rregullt.
Xhemilja Dehari, nëna e Astritit, ka thënë për Insajderin se nuk është në dijeni të asaj që ka ndodhur me varrin e të birit dhe ka shtuar se sapo të kthehet në Kosovë do të merret me këtë çështje.














