Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti e ka dëmtuar aparatin elektronik të një autolarje dhe ka vjedhur para metalike në vlerë rreth 3 mijë euro.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:40, ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rruga e Pejës, Prishtinë 02.01.2026 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një autolarje ka dëmtuar aparatin elektronik dhe kishte vjedhur para metalike në vlerë rreth 3000€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.












