Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dënimet për armëmbajtje pa leje të zbehta, IKD: Nga 147 raste, vetëm një dënim me burgim

21/02/2025 - 11:06
në Kryesore, Lajme
A A
Dënimet për armëmbajtje pa leje të zbehta, IKD: Nga 147 raste, vetëm një dënim me burgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka gjetur gjashtë raste ku Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë vetëm për përdorim të armës e jo edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë publikimit të raportit “Dënimet me gjobë – “Leje” për armëmbajtje”, Gzim Shala nga IKD ka thënë se ndonëse me ligj është e rregulluar çështja e armëve pa leje, në praktikë po ndodh e kundërta.

“Duhet të theksuar se çështja e armëmbajtjeve pa leje konsiderohet shqetësuese, ligji ka përcaktuar dënime të konsiderueshme të larta kundër këtyre veprave, por nuk po del kështu në praktikë”, tha ai.

Ndërsa, autorja e këtij raporti, Zamira Krasniqi tha se dënimet për armëmbajtje pa leje kanë qenë kryesisht me gjobë dhe për më tepër, sipas saj nga 147 raste, në vetëm një rast është shqiptuar dënim me burgim.

“Me qëllim që të ofrohet një pasqyrim rreth trajtimit të rasteve të armëmbajtjeve pa leje, IKD ka analizuar 150 aktgjykime të 7 Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës lidhur me këto raste. Përveç këtyre, IKD ka analizuar edhe trajtimin e këtyre rasteve në shkalle të dytë, përmes 46 aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit lidhur me ankesat e Prokurorisë për rastet e armëmbajtjes pa leje. Të gjitha këto aktgjykime te analizuara, përfshijnë tri vitet e fundit, pra, periudhën 2022 – 2024. Përderisa, përzgjedhja e këtyre aktgjykimeve është bërë në mënyre rastësore, pra, prej aktgjykimeve të publikuara në faqet zyrtare të gjykatave”, tha ajo gjatë prezantimit të këtij hulumtimi.

Lidhur me politikën ndëshkimore të këtyre rasteve, nga kjo analizë ajo ka bërë të ditur se rezulton se gjatë kësaj periudhe, dënimet për armëmbajtje pa leje kanë qenë kryesisht me gjobë. Për më tepër, nga 147 raste, ajo theksoi se në vetëm në një rast është shqiptuar dënim me burgim.

“Konkretisht, në 147 rastet e armëmbajtjes pa leje, janë shqiptuara 128 dënime me gjobe, 18 dënime me kusht ndërsa vetëm në një rast është shqiptuar dënim me burgim. Është shprehur dhe në përqindje që bie se vetëm 0.68% të rasteve është shqiptuar dënim me burgim për rastet e armëmbajtjes pa leje. Përkundër asaj që në shumicën dërrmuese të rasteve shqiptohen vetëm gjoba për armëmbajtje pa leje, del të jetë se edhe lartësia e këtyre gjobave mbetet e ulët në krahasim me maksimumin e saj ligjor. Kjo për shkak se përkundër faktik se Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënueshmërinë me gjobë e parasheh të jetë deri në 7 mijë e 500 euro, mesatarja e lartësisë së gjobës ne tri vitet e fundit, del të jetë edhe më e ulët se 1 mije euro”, tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Konkretisht, IKD ka gjetur se në vitin 2022 kjo mesatare ishte 623 euro, kurse në vitin 2023 ishte 601 euro. Ndërkaq, mesatare diçka më e lartë rezultoi të ketë qenë në vitin 2024, 857 euro.

“Përveç këtyre që u cekën, ne raport janë paraqitur edhe gjetje në lidhje me cilësimin e veprave penale nga ana e Prokurorit të Shtetit. IKD ka gjetur gjashtë raste ku Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë vetëm për përdorim të armës e jo edhe për armëmbajtje pa leje”, ka thënë Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes për të diskutuar Asociacionin: Nuk ka gjë nga këto takime, bëhen veç analiza
Lajme

“Çka po ndodh në Drenas? – Pse janë gjithë këto kandidatura?”, Memli Krasniqi flet për telashet në degën e PDK-së atje

25/06/2025 - 23:05
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë
Lajme

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë

25/06/2025 - 22:46
Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran
Lajme

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

25/06/2025 - 22:15
Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun
Lajme

Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun

25/06/2025 - 22:10
“Diskriminimi më i egër institucional”, Krasniqi: Për komunat që udhëhiqen nga VV, Qeveria ndau më shumë se gjysmën e buxhetit
Lajme

A e kishe votu Limajn? Memli Krasniqi: Nashta e nxjerrë dikë që mund ta votojë Haradinaj

25/06/2025 - 21:58
Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Lajme

Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

25/06/2025 - 21:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • VV me emër tjetër për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Albulena Haxhiu

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • CNN mori vesh nga inteligjenca se s’u shkatërrua potenciali bërthamor i Iranit, i dërguari i Trump: Tradhti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë