Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Denoncimi i gjyqtarit Llaban si rrezik për sigurinë kombëtare, pse tash? Osmani thotë se ka alarmuar, por çfarë gjendet në arkivat e mediave

05/08/2025 - 18:03
në Lajme
A A
Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bllokada për konstitutimin e Kuvendit dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese që vendosi një afat 30 ditor, por pa treguar pasojat për mosrespektimin e tij, kishte nxitur ditë më parë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar se cilat janë pasojat legale për mos respektimin e një afati të tillë kushtetues. Një vendim i tillë i Kushtetueses do të përcaktonte qartazi rrugën tutje rreth asaj se çfarë do të ndodhte me Kuvendin dhe krijimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, sot presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka njoftuar opinionin për tërheqjen e kërkesave të saj të deponuara në Gjykatën Kushtetuese, meqë gjyqtar raportues për këtë rast ku kërkohen sqarime se çfarë pasoja juridike ka për mosrespektimin e afatit 30 ditor të konstituimit, është caktuar gjyqtari serb, Radomir Llaban.

Sipas Osmanit, në bazë të informacioneve që ka marrë, Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe sipas saj s’mund t’i lihet në dorë trajtimi i një lënde kaq të rëndësishme një gjyqtari të tillë.

“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka thënë se për këtë gjë ishte deklaruar për media edhe në vitin 2024. Në arkivat e mediave gjendet një përgjigje e Zyrës së Presidencës për rastin e gjyqtarit, Radomir Llaban, ku thuhet se Osmani është informuar nga institucionet e sigurisë që e rrezikon sigurinë kombëtare.

Për këtë, sipas përgjigjes, atë kohë ishte vënë në dijeni edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Gjatë mandatit të saj Presidentja është informuar lidhur me veprimtari të gjyqtarit Laban të cilat, sipas vlerësimit të institucioneve të sigurisë, rrezikojnë sigurinë kombëtare. Me sugjerim të Presidentes, AKI i ka ndarë këto informacione me Gjykatën Kushtetuese si dhe me Ministrinë e Drejtësisë. Poashtu Presidentja është njoftuar që lidhur me këtë çështje AKI ka dërguar informacion edhe në institucionet e tjera të sigurisë si dhe ato të drejtësisë”, kishte deklaruar Zyra Për Media e Presidencës në vitin 2024.

Megjithatë që nga kjo deklaratë, Llaban ka vazhduar që të punojë në Gjykatën Kushtetuese edhe për një vit tjetër, dhe s’dihet se cila është arsyeja pse presidentja Osmani ka vendosur pikërisht pas një viti të ngrit zërin kaq seriozisht për të, në momentin kur ai ka marrë lëndën e dorëzuar nga ajo, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

Osmani në konferencën e mbajtur sot për media, ka thënë se informacione që ai është rrezik për sigurinë kombëtare janë rikonfirmuar së fundi, dhe sipas saj s’ka ndonjë vendim Gjykate që e thotë të kundërtën për një gjë të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Berisha: Sot krejt Kosova është UÇK-së, përveç mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual
Lajme

Berisha: Sot krejt Kosova është UÇK-së, përveç mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual

07/08/2025 - 12:39
Vajza e Jakup Krasniqit poston para protestës
Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit poston para protestës

07/08/2025 - 12:24
Çka po paralajmëron Ermal Panduri!?
Lajme

Çka po paralajmëron Ermal Panduri!?

07/08/2025 - 12:19
Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
Lajme

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme

07/08/2025 - 12:12
A do të ketë takim tripalësh Trump- Putin – Zelensky, Presidenti amerikan: Ka shanse të ndodhë
Lajme

A do të ketë takim tripalësh Trump- Putin – Zelensky, Presidenti amerikan: Ka shanse të ndodhë

07/08/2025 - 11:41
Djali i Jakup Krasniqit bën thirrje për protestë: Nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së
Lajme

Djali i Jakup Krasniqit bën thirrje për protestë: Nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së

07/08/2025 - 11:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun

    LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “Jam dhe do të vdes si qika e boksierit” -Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm për babain e saj

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Një grua humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kajtazi i reagon Kurtit pas qasjes ndaj gazetares: “Ke marrë para nga Devolli, trego ku punon gruaja jote”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Goditje” e madhe për Agim Aliun në Ferizaj, largohet nga PDK aktivistja më e zëshme Elsa Aliu

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë