Një qytetar ka denoncuar një mashtrim me çmime nga QTA në pikën e saj në Skenderaj.
Përmes një mesazhi në redaksin e portalit rajoni.org një qytetar ka derguar faturën e tij ku shihet se ka blerë mish të bardhë për të cilat pagoi më shtrenjtë se çmimi i reklamuar.
QTA në raft mishi i bardhe “seara ne tasne” kushton me çmimë 3.49 ndërsa në fatur atij i njejti mish i raftit ka kushtuar 3.99 pra 0.50 euro me shume.
Portali rajoni.org sot gjatë ditë ka raportuar për mashtrim me çmime qe po ndodh edhe në qendrat tjera tregtare të Skenderajt por deri tani nuk ka asnje mase të nderrmarrur nga organet kompetente për parandalimin e kesaj dukurie.