Denver Nuggets ka shënuar fitore në finalen e tretë të play-offit në NBA.
Nuggets triumfuan 109:94 ndaj Miami Heat duke avancuar 2:1 në serinë finale, shkruan Gazeta Express.
Më i miri te Denveri ishte Nikola Jokic me triple-double masiv. Ai shënoi 32 pikë, 21 kërcime e 10 asistime.
Triple-double realizoi edhe Murray, që kontribuoi me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.
Te Miami më të mirët ishin Butler me 28 pikë, së bashku me Adebayo që shënoi double-double me 22 pikë e 17 kërcime.
Double-double tjetër arriti edhe Gordon që dhuroi 11 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.
Kampioni i NBA shpallet ekipi që arrin katër fitore.














