Ministri në detyrë për Administrimin e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi, ka postuar një fotografi me deputetët e zgjedhur nga komunitetet pakicë multietnike.
Ai ka thënë se këta deputetë janë nga partië KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Grupit iu bashkua edhe Fikrim Damka, i cili nuk i ka siguruar votat.
Në lidhhje me të, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave. I cili pas rinumërimit humbi mandatin e deputetit.
Përkundër kësaj, Elbert Krasniqi tha se janë të përkushtuar për të kontribuar në formimin e institucioneve të Kosovës.
“Në legjislaturën e 10-të, grupi parlamentar multietnik përbëhet nga 8 deputet të partive KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK. Të përkushtuar të japim kontributin tonë në formimin e institucioneve të republikës sa më pare”, ka thënë ai.














