Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti Bekim Haxhiu: Nesër të korrigjohet padrejtësia historike, të votohet bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë

26/11/2022 - 18:31
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti Bekim Haxhiu: Nesër të korrigjohet padrejtësia historike, të votohet bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu, ka bërë një kërkesë jo të zakonshme për takimin e nesërm të deputetëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës në shënimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Haxhiu ka kërkuar që nesër të korrigjohet padrejtësia historike dhe të votohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një Konfederatë të shtetit tê shqiptar, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë:
Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.” – shkruan Haxhiu.

Ai ka thënë se ky është amaneti i dëshmorëve të kombit ndër shekuj.

Postimi i plotë:

Nesër të korrigjohet padrejtësia historike, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet:
Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë:
Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri.

Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Europian.

Nga mbledhje e takime kozmetike të përfaqesuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo eshte e mundur, kjo eshte rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare.

Si përfaqësues i popullit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që në takimin e nesërm në mbledhjen e deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë të hudhet në votim: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar.

JU REKOMANDOJMË

Hamasi mirëpret ofertën e Rusisë për ndërmjetësim, vlerëson qëndrimin e Putinit
Lajme

Çfarë përfshin paketa e re e sanksione të BE-së kundër Rusisë

20/05/2025 - 19:00
Presidenti i Venezuelës lidh mafian shqiptare në Ekuador me një plan për “sabotimin” e zgjedhjeve
Lajme

Presidenti i Venezuelës lidh mafian shqiptare në Ekuador me një plan për “sabotimin” e zgjedhjeve

20/05/2025 - 18:58
18 dështime në Kuvend, Kadrijaj: Për këtë maskaradë, Kurti duhet të turpërohet
Lajme

18 dështime në Kuvend, Kadrijaj: Për këtë maskaradë, Kurti duhet të turpërohet

20/05/2025 - 18:41
LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

20/05/2025 - 18:33
Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit që Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq
Lajme

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit që Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq

20/05/2025 - 18:08
Lushi: Kurti është shqiptari më i padijshëm që kam njohur, s`ka haber as me qeverisje e as me menaxhim
Lajme

Lushi: Kurti është shqiptari më i padijshëm që kam njohur, s`ka haber as me qeverisje e as me menaxhim

20/05/2025 - 18:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

    LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Çka ka Rexhep Qosja? Bën një postim të çuditshëm në Facebook dhe mbyll profilin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë