Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE

27/10/2024 - 22:47
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se shteti i tij do të vazhdoj ta mbështes Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ai shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të përfundoj me sukses ky proces për Kosovën.Në fillim të këtij viti, Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

Shkak për këtë ishte kushtëzimi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga partnerët ndërkombëtar.I zhgënjyer me faktin që Kosova nuk arriti ta sigurojë mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave po shprehet Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen.

Diplomati finlandez tha se shteti i tij me aq fuqi sa ka, e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.Ai pret që pas zgjedhjeve nacionale Kosova të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave, mirëpo ai nënvizon se gjatë kësaj periudhe duhet të ketë progres në dialog me Serbinë.

“Finlanda do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës. Ne e kemi përkrahur Kosovën për tu anëtarësuar edhe në Këshillin e Evropës, sepse para hyrjes në Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të anëtarësoheni fillimisht në këtë organizatë. Gjatë një periudhe u duk se u krijua një momentum i mirë që Kosova të anëtarësohej në Këshill por në Komunitetin e Ministrave nuk pati mjaftueshëm mbështetje. Pas zgjedhjeve në Kosovë që po shpresoj se do të shkojnë mirë, besoj se do të riktheheni në agjendë. Mbështetjen time do ta keni në këtë proces”, thotë Kiljunen për tëvë1.Politikani finlandez vlerëson se është në interesin e komunitetit serb që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se këtë gjë ua ka shpjeguar edhe të tjerëve kur ka kërkuar mbështetje për shtetin më të ri në Evropë.“Duhet ta kuptojmë të gjithë se fokusi është më shumë tek qytetarët sesa tek shtetet. Me anëtarësim ne Këshillin e Evropës, përfitues do të ishin qytetarët e Kosovës, veçanërisht komunitetet. Ju do të keni qasje ne Gjykatën Evropiane dhe të gjitha mekanizmat e tjerë për të drejtat e njeriut. Prandaj them qytetarët serbë brenda Kosovës do të përfitonin jashtëzakonisht shumë sepse nëse ata thonë se po u bëhet ndonjë padrejtësi atëherë e kanë mundësinë për t’i adresuar problemet e tyre. Është me të vërtetë për keqardhje fakti që Kosova akoma nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, shprehet deputeti finlandez.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.Por vendet kryesore evropiane si Gjermania dhe Franca e kushtëzuan votimin me konkretizimin e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit.

JU REKOMANDOJMË

dd
HULUMTIME

Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

01/06/2025 - 20:30
Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm
Kryesore

Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm

01/06/2025 - 20:03
Kjo është 24-vjeçarja nga Skenderaj që humbi jetën në aksidentin në Polluzhë – shoferi në gjendje të rëndë
Lajme

Kjo është 24-vjeçarja nga Skenderaj që humbi jetën në aksidentin në Polluzhë – shoferi në gjendje të rëndë

01/06/2025 - 19:32
Rivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”
Kryesore

Rivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”

01/06/2025 - 19:31
Kurti uron 1 Qershorin: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve
Kryesore

Kurti uron 1 Qershorin: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

01/06/2025 - 18:58
Bajrami – Rivanollit: Qe qysh të kanë trajnu katër vjet me manipulu, KEK-u sot 64€/MWh, nesër 99, pas dy muajsh 260
Kryesore

Bajrami – Rivanollit: Qe qysh të kanë trajnu katër vjet me manipulu, KEK-u sot 64€/MWh, nesër 99, pas dy muajsh 260

01/06/2025 - 18:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    569 Shpërndaje
    Shpërndaje 228 Tweet 142
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Ky është i riu nga Buroja e Skenderajt që dyshohet se i dha fund jetës

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    276 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë