Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i LDK-së: S’kemi votë për VV-në – Albulena Haxhiu është figurë përçarëse

25/04/2025 - 21:41
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i LDK-së: S’kemi votë për VV-në – Albulena Haxhiu është figurë përçarëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka thënë se nuk mund të flasë për formim të qeverisë nga ta dhe postin e presidentit derisa nuk janë në një situatë të tillë dhe s’mund të bëjë hipoteza.

“Është e vështirë shumë të shkohet në hipoteza të tilla, politikanët po hezitojnë të futen në hipoteza të tilla pasi po japin keqkuptime dhe keqinterpretime, këto janë të parakohshme, sot nuk jemi në atë pozicion që të bisedojmë për një situatë të tillë. I kemi vendosur kushtet por kemi thënë se kur të vijmë te momenti i krijimit të një qeverie do të ulemi në tavolinë dhe të flasim, pasi partia e parë të formojë qeverinë, atëherë do të ulemi dhe t’i diskutojmë të gjitha opsionet. Kritikat i kemi vlerësuar si të padrejta ndaj LDK-së, pasi LDK nuk është partia e vetme në këtë konstalacion politik dhe ne e kemi vendin tonë në Kuvend të Kosovës”, ka thënë ai.

Zogaj ka shtuar se nuk kanë votë për VV-në, duke theksuar se Albulena Haxhiu është figurë përçarëse dhe se duhet një propozim tjetër që do të mund ta shqyrtonin.

“Ajo që ne insistojmë është që i pari le të vazhdojë me krijim të institucioneve. Vazhdoni tutje, krijoni shumicën dhe pastaj shohim e bëjmë. Ne kemi votë kundër, këtë të drejtë na e jep ligji, Kushtetuta dhe shpesh po e themi me çfarë të drejte na e kërkojnë votën, sidomos jo blanco, sidomos për ndonjë figurë që është treguar figurë përçarëse. Kuvendit i duhet figurë bashkuese. Fillimisht kemi thënë që s’kemi votë për VV-në, por në ndonjë rast tjetër do të mund ta shqyrtonim, por me këtë kandidaturë as nuk mund ta shqyrtojmë. Ata e kanë të drejtën e propozimit dhe ne të drejtën e votimit. Është një figurë përçarëse, që s’ka treguar asnjë element të përbashkimit. Kryetari i Kuvendit është figurë përbashkuese. Disa po e bëjnë kryetarin e Kuvendit si një figurë që vetëm udhëheq mbledhjet por jo, ne vlerësojmë që ai është një figurë shumë e rëndësishme. Më herët janë votuar kryetarët e Kuvendit sepse ka pasur marrëveshje politike, ka pasur shumicë, ndërsa sot nuk ka. Ne jemi në këtë gjendje pasi LVV nuk po arrin që të ketë shumicë dhe po tregohet e paaftë dhe rigjide për të krijuar shumicën”, ka vlerësuar Zogaj.

Por, Zogaj thekson se nuk kanë diskutuar në parti se kë do të mund ta votonin.

“Nuk e kemi diskutuar një gjë të tillë. Duhet parë propozimet. Sa i përket Konjufcës, nga një prizëm tjetër dhe nga një këndvështrim personal e kam parë një sjellje korrekte në shumicën e rasteve. Kam qenë befasuar pse Glauku nuk është propozim”, ka potencuar deputeti.

JU REKOMANDOJMË

“Ju bëftë mirë”: Kryetari i Nju Jorkut flet shqip, reperi me origjinë shqiptare i tregon për traditat

“Ju bëftë mirë”: Kryetari i Nju Jorkut flet shqip, reperi me origjinë shqiptare i tregon për traditat
02/04/2026 - 10:56

Reperi me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Action Bronson, e pati mysafir në episodin e fundit të serisë së tij në You Tube, “F*ck, That’s Delicious” kryetarin...

Më shumëDetails

Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë
02/04/2026 - 10:50

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë...

Më shumëDetails

Kurti paralajmëron takime për Presidentin ndërsa shkon në grupin parlamentar të LVV-së në Kuvend para seancës

Kurti paralajmëron takime për Presidentin ndërsa shkon në grupin parlamentar të LVV-së në Kuvend para seancës
02/04/2026 - 10:45

Kryemnistri Albin Kurti paralajmëroi takime me opozitën lidhur me çëshjten e Presidentit. I pyetur për këtë, Kurti u përgjigj shkurtimisht me “sigurisht”, ndërsa po shkonte në zyrën e...

Më shumëDetails

Çfarë po paralajmëron Haradinaj? “VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes, pastaj nisin zhvillimet”

Haradinaj-Kurtit: Marre, me qeverinë tonë pensioni do jetë 200 euro e paga minimale 600
02/04/2026 - 10:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka një...

Më shumëDetails

Viktor Buzhala dorëhiqet nga GUXO pasi s’iu dha mundësia, falënderon Donika Gërvallën por jo edhe Faton Pecin

Viktor Buzhala dorëhiqet nga GUXO pasi s’iu dha mundësia, falënderon Donika Gërvallën por jo edhe Faton Pecin
02/04/2026 - 10:24

Dorëheqja e radhës nga Guxo është ajo e Viktor Buzhalës, i cili nuk arriti të bëhet deputet në zgjedhjet e fundit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Buzhala ka renditur...

Më shumëDetails

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti
02/04/2026 - 10:14

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave që duhet të ndiqen në rast se nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë