Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

09/04/2026 - 22:34
në Kryesore, Lajme
A A
Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, për çështjen e presidentit, është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.

Sipas Hazirit, takimi i parë ka qenë konstruktiv dhe se bisedimet do të vazhdojnë.

“z.Abdixhiku ka pas takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin e parë është biseduar për një proces konsensual e në rastin dytë po flitet për një marrëveshje LDK-LVV. Takimi i parë ka qenë në frymë konstruktive edhe në mundësi që roli jonë si LDK, si grup parlamentar me u afrua, konfirmon ftesës që Kurti e ka bë. Ftesa e njëjtë është thënë se do t’i përcillet edhe PDK-së dhe cikli i ri i takimeve do të vazhdojnë”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se nëse arrihet marrëveshje, LDK e zbaton, por ai ka thënë se insistimi i Kurtit se duhet një marrëveshje me mbi 84 deputetë, tregon për mosbesim të deputetëve brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Këtu është një problem i madh, mosbesim në deputetë jo të LDK-së, por brenda grupit më të madh politik. A ka deputet brenda grupit të Lëvizjes Vetëvendosje që janë shpreh kundra një procesi të ndërtuar me LDK-në?”, ka thënë Haziri në Tëvë1.

Ai është shprehur se për një marrëveshje për presidentin është vonë dhe sipas tij kjo do duhej të arrihej në muajin janar.

“Nëse me pyetni mua, ne jemi vonë. Çështja e presidentit ka mundur të definohet në janar. Na po flasim përtej mandatit ku kemi një ushtrues detyre tani dhe ku ka vullnet politik është dashur të kryhet me grupe politike në janar”, ka thënë Haziri.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se do ta thërras seancën sapo të krijohen kushtet.

“Tash i kemi më pak se 20 ditë në dispozicion, është shumë e rëndësishme që të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Do ta thërras seancën e Kuvendit, sapo të kemi plotësim të kushteve…Lehtësimin e takimeve mund ta bëjë, por nuk mund të ndërhyjë në qëndrimet e partive politike”, ka deklaruar Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Humbi jetën një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë i turistit amerikan

Humbi jetën një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë i turistit amerikan
09/04/2026 - 23:04

Është nxjerrë trupi i pajetë i një turisti amerikan rreth 24-vjeçar, i cili ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe në Prevallë. Lajmin e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

A sheh gjasa LVV që me LDK-në ta zgjedhë presidentin? Kraki: Ka mbetë topi në fushën e të tjerëve me tregu nëse kanë kërkesa, propozime…

A sheh gjasa LVV që me LDK-në ta zgjedhë presidentin? Kraki: Ka mbetë topi në fushën e të tjerëve me tregu nëse kanë kërkesa, propozime…
09/04/2026 - 22:48

Deputeti i Guxo, Nezir Kraki, tha se “vullneti nuk mungon” sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit. “Vullneti nuk mungon të paktën tek LDK dhe atë ditë...

Më shumëDetails

Kurti në Londër takon kreun e BERZh-it, diskutohet për projekte infrastrukturore dhe mbështetje për sektorin privat

Kurti në Londër takon kreun e BERZh-it, diskutohet për projekte infrastrukturore dhe mbështetje për sektorin privat
09/04/2026 - 22:20

Gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, me të...

Më shumëDetails

Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit të KFOR-it në Kosovë, i domosdoshëm

Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit të KFOR-it në Kosovë, i domosdoshëm
09/04/2026 - 22:13

Ministri i Mbrojtjes mbështet vendosjen e trupave zvicerane në Ballkan dhe shpjegon se si përfiton ushtria zvicerane nga kjo. Në vigjilje të zgjatjes së pritshme të misionit Swisscoy...

Më shumëDetails

Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’do të kishte arsye të mos e propozonte Osmanin

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
09/04/2026 - 22:00

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se po t’i kishte 80 vota të siguruara në Kuvendin e Kosovës për presidente Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje nuk...

Më shumëDetails

Haxhiu: Po të donte Albin Kurti do e zgjidhte tash Presidentin – lojë e fajësisë

Tradhtia e Parë
09/04/2026 - 21:35

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bën lojëra për fajësi. Ai ka thënë se po të donte Albin Kurti do ta zgjidhte tash Presidentin. Kështu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë