Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli sot ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me tashmë ish kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri.
Kundër kësaj marrëveshje në mes të Mehollit dhe Tahirit ka dalë edhe deputeti LDK-së, Alban Zogaj, i cili ka thënë se veprimet e Xhafer Tahirit janë individuale dhe nuk kanë autorizim të LDK-së.
“Marreveshja ne Vushtrri, eshte marreveshje individuale dhe pa autorizim te LDK-se”, ka shkruar Zogaj krahas shpërndarjes së komunikatës së LDK-së për distancim nga veprimet individuale të Xhafer Tahirit.
Ndryshe, Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se nga sekretariati qendror i LDK-së iu është dërguar sms kryetarëve të degëve, duke i paralajmaëruar se s’kanë autorizime për lidhjen e marrëveshjeve lokale pa certifikim të rezultateve.