Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së shfrytëzon procesin gjyqësor në Hagë për t’i bërë reklamë një biznesi privat

16/02/2026 - 20:22
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i PDK-së shfrytëzon procesin gjyqësor në Hagë për t’i bërë reklamë një biznesi privat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një deputet i Partisë Demokratike të Kosoves, i ngjitur në kuvend me kauzën e drejtësisë për çlirimtarët, e ka shfrytëzuar procesin e Hagës për efekte reklamimi të një biznesi privat. Në “krim” me të është bashkëperfshirë edhe një stomatolog.

Artan Behrami i fitoi dy gara radhazi për deputet me fushatë të bazuar kryekëput në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe drejtësinë për ish-krerët e UÇK-se në Hagë.

Këtë kauzë, ai u zotua ta mbronte deri sa drejtësia për Hashim Thaçin dhe të tjerët të vihej ne vend.

Por, kur procesi gjyqësor në Hagë ka hyrë në fazën përmbyllëse dhe verdikti final ende nuk është dhënë, gazetari e për shumë vjet këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka thyer rëndë zotimin e dhënë.

Jo që thuajse nuk ka iniciuar asnjë nismë domethënëse për kauzën e drejtësisë per çlirintarët, deputeti Behrami e ka bërë të kundërtën. E ka shfrytëzuar për biznes procesin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Të hënën, ndërsa po vazhdojnë të jepen fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Behrami e ka përdorur transmetimin e seancës për reklamimin e klinikës private dentare të Ragip Durmishit, një miku te tij stomatolog, po ashtu të përfshirë në jetën politike në vend.

Anash biznesit privat, një prej fushave me më së shumti konkurrencë siç janë klinikat dentare, Durmishi është edhe ish-asamblist komunal ne Skenderaj.

Behrami e ka postuar të hënën një fotografi nga një intervenim mjekësor qe ka kryer në klinikën e Durmishit, derisa në monitorin dentar ku supozohet të shfaqet fotografimi dentar, është transmetuar direkt seanca gjyqësore në Hagë.

Kësisoj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka kthyer kauzën për drejtësi për çlirimtarët, një nga çështjet më serioze me të cilat po ballafaqohet shoqëria dhe shtetësia e Kosovës, në “dekor” për reklama biznesore.

Rexhep Durmishi, dentisti bashkëpjesëmarrës në “krim” me Behramin, ka ushtruar poziten e asamblistit në Kuvendin Komunal të Skenderajt nga viti 2021 deri më 2025.

Ai nuk ka garuar për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e fundit komunale më 2025.

Ndërsa, Behrami është rizgjedhur edhe për një mandat në legjislativin e vendit pasi kishte fituar ulëse edhe në legjislaturën e kaluar të prodhuar nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

Behrami vjen nga nje e kaluar në gazetari dhe per shume vjet ja punuar në kabinetin e ish-presidentit dhe ish-ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

JU REKOMANDOJMË

Presidenti italian uron Osmanin për pavarësi: Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës

Presidenti italian uron Osmanin për pavarësi: Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës
16/02/2026 - 21:12

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka dërguar një mesazh urimi për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Në letrën e tij, presidenti...

Më shumëDetails

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të reja për ta parandaluar luftën

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të reja për ta parandaluar luftën
16/02/2026 - 21:03

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit do të takohen në Zvicër më 17 shkurt për rundin e dytë të bisedimeve lidhur me arritjen e...

Më shumëDetails

Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit

Nysret Pllana: Për një natë “shqiptarëzinjtë” i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit
16/02/2026 - 20:45

Profesori Nysret Pllana ka kritikuar shqiptarët që japin para për të ndërtuar xhami. Sipas tij, shqiptarët janë në gjendje të japin miliona franga për të ndërtuar një xhami,...

Më shumëDetails

Nga fëmijëria në luftë të mbrojtja e UÇK-së në Hagë, ky është avokati Mentor Beqiri

Nga fëmijëria në luftë të mbrojtja e UÇK-së në Hagë, ky është avokati Mentor Beqiri
16/02/2026 - 20:36

Katër vjeç gjatë luftës, sot, 26 vjet më pas, Mentor Beqiri avokat, foli me guxim në Hagë në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një rrugëtim që nisi...

Më shumëDetails

Kur do të rikthehet furnizimi me ujë? – Komuna e Fushë Kosovës del me njoftim të rëndësishëm

Kur do të rikthehet furnizimi me ujë? – Komuna e Fushë Kosovës del me njoftim të rëndësishëm
16/02/2026 - 20:19

Komuna e Fushë Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për qytetarët e kësaj komune pritet të stabilizohet nesër. “Gjithashtu, për të siguruar...

Më shumëDetails

18 vjetori i Pavarësisë/ Deputetët mblidhen nesër në seancë solemne

18 vjetori i Pavarësisë/ Deputetët mblidhen nesër në seancë solemne
16/02/2026 - 20:13

Kuvendi i Kosovës njofton se nesër në orën 10:30 do të mbahet seancë solemne, për nder të shënimit 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Rendi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandaloze: Gazetarja mitrovicase që përcolli Banjskën dhe rrezikoi jetën e saj përjashtohet nga puna pasi guxoi t’i bëjë pyetje Kurtit dhe të protestojë për paga

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë