Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i VV-së: Duam marrëveshje finale me njohje reciproke – Asociacioni në kundërshtim me Kushtetutën i papranueshëm

22/05/2023 - 20:33
në Pa kategori
A A
Deputeti i VV-së: Duam marrëveshje finale me njohje reciproke – Asociacioni në kundërshtim me Kushtetutën i papranueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, gjatë vizitës së sotme në Kosovë, thanë se Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, ata thanë se këtë vit duhet të kryhet Asociacioni, që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, që do të çojë deri te njohja e ndërsjellë.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, thotë për Gazeta Blic se nuk dyshon në dëshirën e senatorëve amerikanë që Kosova të mos pengohet për anëtarësim nga Serbia, por që kjo e fundit e ka shkelur çdo pikë të marrëveshjes duke lobuar kundër Kosovës.

“Unë padyshim besoj në sinqeritetin e senatorëve amerikan dhe dëshirën e tyre që kjo çështje të bëhet ashtu siç po thonë ata, mirëpo deri më tani Serbia ka shkelur çdo pikë të marrëveshjeve, duke lobuar fuqishëm kundër Republikës së Kosovës, si në aspektin e sovranitetit dhe integritetit territorial, e po ashtu edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thotë ai.

Sipas deputetit, Kosova është për marrëveshje finale me njohje reciproke, por që nuk varet nga ne dhe se Serbia vazhdimisht në dialog ka qasje destruktive e skenarë për destabilizim të vendit.

“Ne jemi për arritjen e një marrëveshje finale, që në qendër ka njohjen reciproke, por kjo nuk varet vetëm nga ne. Dhe deri më tani çka kemi përfituar nga dialogimi me palën serbe janë, qasja destruktive dhe skenarë të cilat e kanë destabilizuar veriun e vendit përmes bandave kriminale të instaluara direkt nga Beogradi zyrtar”, vlerëson Agusholli për Gazeta Blic.

Lidhur me Asociacionin, deputeti i VV-së thotë se nëse është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk është i pranueshëm.

“Sa i përket asociacionit, prapë po e përsëris, një asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës është i papranueshëm për palën tonë”, deklaron deputeti Gramos Agusholli.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë