Deputeti i VV-së, Valon Hoti, ka vlerësuar se Nismës nuk i takon posti i kryetarit të Kuvendit.
Hoti, i cili është nga Komuna e Malishevës, ka bërë me dije se ky post nuk i takon Fatmir Limajt.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Nisma nuk do ta ketë postin e kryeparlamentarit.
“I dyti dhe i treti që bashkë s’bëjnë sa i pari, thonë që t’i merret e drejta të parit, kurse më pak se gjysma e të katërtit kërkon që ta marr për veti postin e Kryeparlamentarit. Nuk e meritoni, nuk ju takon, nuk do ta keni”, ka shkruar ai,