Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV.
Zemaj mes shumë temash të rëndësishme, ka folur edhe për çështjen e urës së Ibrit dhe diskutimet mbi hapjen e saj për qarkullim, duke thënë se Ura e Ibrit në Mitrovicë është shndërruar në diçka që ka krijuar ballafaqim politik.
Kur autori i emisionit, Gazmend Morina, e pyet se ku e sheh fajin për mos hapjen e Urës së Ibrit edhe 25 vjet pas luftës, deputeti Zemaj thotë se nuk shoh faj te askush, pasi që është çështje shumë politike.
Por Zemaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për popullizëm duke e përdorur çështjen e hapjes të Urës së Ibrit.
Ndiqeni përgjigjen për Urën e Ibrit në minutën: 0:52