Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV.
Zemaj duke folur për situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës, ka vlerësuar lartë profesionalizimin e Policisë së Kosovës. “Ka momente të rëndësishme ku organet tona policore dhe të sigurisë e kanë kryer detyrën në mënyrë më të mirë të mundshme”, ka thënë Zemaj.
I pyetur se a mund ta mbajmë gjithmonë në kontroll veriun me Polici, deputeti Zemaj ka thënë: “Vigjilenca e cila ka qenë e organeve tona të sigurisë dhe raporti që ata vetvetiu kanë krijuar edhe me partnerët, KFOR-in dhe trupat tjerë të sigurisë që janë në Kosovë, ka kaluar këto kornizat politike dhe të logjikës së kësaj qeverie. E kam thënë dhe po e përsëris, se maturia e njërzve që udhëheqin me policinë ose që udhëheqin me operacinet e policisë, kanë ditur të reagojnë në momente të rëndësishme dhe nuk kanë lejuar skenare të këqija, ku Kosovën do ta kthenin shumë prapa”, ka thënë deputeti Zemaj.
Ndiqeni përgjigjen për Urën e Ibrit në minutën: 5:08