Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja e PDK’së: Kurti ta mësojë se çka është demokracia parlamentare, Qeveria s’bëhet pa marrëveshje

23/10/2025 - 16:40
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetja e PDK’së: Kurti ta mësojë se çka është demokracia parlamentare, Qeveria s’bëhet pa marrëveshje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se partitë e ish-opozitës nuk kanë vullnet për formimin e Qeverisë.

Ajo tha se Kurti e ka obligim që si i mandatuar të krijojë shumicën parlamentare, por se ajo nuk mund të arrihet pa pasur një marrëveshje politike.

“Ne e dimë që, sipas Kushtetutës, e drejta i takon partisë së parë që ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe ta formojë Qeverinë. Obligimi i vërtetë është që kandidati i propozuar ta gjejë shumicën në Kuvend, sepse pa shumicë nuk mund të formohet Qeveria. Nëse Albin Kurti nuk mund ta gjejë shumicën në Kuvend prej 61 votash, atëherë ai nuk mund të fajësojë partitë e tjera për bllokim, sepse faji është tek Albin Kurit. Ai duhet ta mësojë njëherë e mirë se cila është dhe çka është demokracia parlamentare. Qeveria nuk formohet pa arritë marrëveshje politike dhe pa e pasur shumicën në Kuvend. Albin Kurti siç duket është mësuar të viktimizohet dhe me i fajësu të tjerët. Kurti ka ardhë në pushtet duke u viktimizuar dhe besoj se do të përshendetet me pushtetin në këtë formë”, tha ajo në një prononcim për RTV21.

Salihu ka mohuar zërat se mund të ketë një bashkëpunim për krijimin e Qeverisë së re midis PDK-së dhe LVV-së.

‘’PDK-ja nga fillimi ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj. Edhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, menjëherë pas shpalljes së rezultateve e ka bërë qëndrimin tonë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim dhe marrëveshje midis PDK-së dhe LVV-së. Këto nuk qëndrojnë dhe dua të kthehem prapë tek ajo që thashë, qëndrimi jonë ka qenë i qartë prej fillimit dhe vazhdon të mbetet i njëjtë. Mbetet të shihet, por nuk besoj se do të ketë Qeveri të dielën’’, tha Salihu./RTV21/

JU REKOMANDOJMË

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet
20/03/2026 - 13:23

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbeti e mbyllur të premten, duke shënuar herën e parë që nga viti 1967 që kjo xhami qëndron e mbyllur gjatë festës së Bajramit....

Më shumëDetails

SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë
20/03/2026 - 13:21

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe...

Më shumëDetails

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës
20/03/2026 - 12:04

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës ka folur edhe për dy sfidat me të cilat Kosova është duke u përballur aktualisht. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja

Kryekuvendarja uron Fitër Bajramin: Le të na shërbejë kjo festë si kujtesë se secili mund të japim shumëçka nga vetja
20/03/2026 - 11:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu me rastin e festës së Fitër Bajrami ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Haxhiu, ka theksuar peshën e kësaj feste...

Më shumëDetails

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare

Kurti nga BIK-u: Në këtë ditë feste kujtojmë 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 11:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.Ai tha se edhe këtë vit...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë