Derbi i fundit para playoff-it do të zhvillojet në mes të Klubit të hendnollit “Vushtrria” dhe Trepça, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ndeshja do të mbahet në Palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, këtë të shtunë me fillim në orën 18:00.
KH “Vushtrria” vjen pas një suksesi në ligën e parë me vendin e parë, kurse sivjet vendin e tretë të siguruar në superligë dhe sigurimin e pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare.
Klubi hendbollisitik ka sjellur përforcime të lojëtarëve nga jashtë, si dhe trajneri që ka sjellur frymë fitoreje.
“Trepça” e Mitrovicës do të përballet me një “Vushtrri” që nuk njeh humbje në pjesën e dytë të sezonit.
Klubi vushtrrias ka kërkuar mbështetjen e secilit në këtë ndeshje kaq të rëndësishme para playoff.
Njoftimi i plotë i KH Vushtrria:
Derbi i fundit para playoff-it!
⚪️🔵
KH VUSHTRRIA – Kh Trepça
Ndeshja do të mbahet në Palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, këtë të Shtunë me fillim në orën 18:00.
Përkrahjen qyteti e ka dëshmuar në çdo ndeshje dhe tani edhe njëherë para playoff na duhet mbështetja e secilit që të bëjmë edhe më madhështore mbylljen e sezonit të rregullt në vendin e 3-të !
Të mos harrojmë një fakt shumë të rëndesishëm, skuadra jonë nga Liga e parë vitin e kaluar po synon Evropën dhe vendet më të larta në Superligën e Kosovës!!
#forcavushtrri













