Në vikend, përkatësisht të shtunën dhe të dielen zhvillohen ndeshjet e raundit të nëntë të Superligës së Meshkujve në Hendboll.
Priten ndeshje të mira, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë befasi.
Mirëpo, vëmendja do fokusohet te derbi lokal KH Vushtrria vs KH Trepça, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën (19 nëntor) në palestrën “Jeton Tërrstena – Tota” në Vushtrri, shkruan “Veriu.info”.
Të dy klubet dota zhvillojnë derbinë, pas fitoreve që korrën raundin e kaluar.
KH Vushtrria njihet si një nga klubet më të mira në Kosovë, ku historikisht ka korrur suksese në sportin e hendbollit.
Po ashtu, vlen të ceket rivaliteti që kanë tifozët vushtrrias dhe mitrovicas në të gjitha sportet, përfshirë edhe hendbollin.
Pritet të jetë derbi tejet interesant, ku do dhurojë emocione për tifozët e të dy ekipeve. /Veriu.info












