Opinionistja Aida Dërguti ka analizuar listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për legjislaturën e re të Kuvendi të Kosovës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Është rritur pas aferës, atë skandalin që e kemi dëgjuar gjithë. Do të thotë në të dy anët e medaljes kanë rritje, këtu një njëri do të duhej të ndëshkohej, apo jo. Nëse ti je rritur në votë për shkak të aksioneve në veri, dikush i cili ka qenë kundër Radoiçiqit, dikush është dëgjuar në përgjime në bashkëbisedim shumë miqësor, dikush do të duhej të ndëshkohej. Njëra palë do të duhej të penalizohej”.
“Kjo është suksesi i një subjekti i cili ka një propagandë shumë të sofistikuar që arrin ta ngrisë edhe atë që kryen aksione në veri, dhe atë që bashkëbisedon me Radoiçiqin”, ka thënë Dërguti.