
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me procesin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai i pyetur nga gazetarët nuk është deklaruar as për dëshminë e ish-zyrtarëve amerikanë si dëshmitarë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.