Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7 se Lëvizja Vetëvendosje do që fajin t’ia bartë LDK-së për mosformimin e institucioneve.
Ajo ka thënë se LVV e ka pranuar që nuk i ka numrat, por shton se elektorati që iu ka mbetur nga LDK dëshiron të ju thotë se “ne donim të bashkëqeverisnim me LDK, por ata refuzuan”.
“Të gjitha partitë në Kosovë në rast se të koalicioneve atë duhet ta kenë me LDK-në. LVV nuk është hera parë që ka përzgjedhur LDK si partnere, nuk i ka bërë ofertë dikujt tjetër i ka bërë pikërisht LDK-së. LDK-ja është partner i mirë për shkak të historisë së saj, i përmbahet marrëveshjeve, është parti demokratike dhe për shkak se mbi secilin interes ka interesin shtetëror”.
“Arsyeja kryesore është se LVV nuk i ka marrë 500 mijë vota, atë 60% që e kërkonte. Madje, ajo ka provuar, ka takuar edhe Adem Hoxhën i cili ka shkuar te Lista Serbe. Nuk e ka bërë thjesht nga dëshira, nëse vërtetë do të donte të formonte Qeverinë para se të takohej me Adem Hoxhën oferta do të kishte pasur për partitë shqiptare. Ata siç e kanë pranuar nuk i kanë numrat e kjo ka çuar të LDK-ja. Kjo mund të jetë edhe taktizim i tyre sepse e kanë ditur që ftesa do të refuzohet”.
“Po e them e ka bërë në mënyrë që ta zhvendos fajin, dyfishim i VV kur ka ndodhur më 14 shkurt 2021 është një pjesë e elektoratit LDK-së që i ka marrë, ata që i kanë mbetur do të iu thotë që unë doja të bashkëqeverisja me LDK-në, por ata e refuzuan”, ka thënë ajo.