Analisti Petrit Zogaj ka komentuar dështimin e djeshëm të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, për t`u bërë kryeministër i vendit.
Ai ka ironizuar me këtë fakt, duke thënë se ka humbur Kosova.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se Kosova humbi shansin që ta ketë Albin Kurti ministër të Punëve të Jashtëm.
“E humbem shansin qe Kurti me qene minister i jashtem edhe me te na i ndreq raportet me krejt boten, perfshire edhe njohje nga ishulli grek ku Kurti kalon pushimet cdo vere. 😛 Te rralla jane keto raste”, ka shkruar ai.













