Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar kandidatin për Kryetar Kuvendi, duke propozuar Hekuran Muratin.
Propozimin e tij e dha Donika Gërvalla, e cila u propozua seancën e kaluar.
Kandidatura e tij për kryetar të Kuvendit ka dështuar, pasi që ka marrë vetëm 57 vota.
Kundër tij kanë votuar 52 deputetë, përderisa 6 kanë abstenuar.