Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dështon procesi i kontraktimit për bartjen e votave të diasporës – vendimi i fundit i KQZ vulos gjithçka

27/01/2025 - 13:35
në Lajme
A A
Dështon procesi i kontraktimit për bartjen e votave të diasporës – vendimi i fundit i KQZ vulos gjithçka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka marrë vendim që ta refuzojë ankesën e operatorit që kishte ofertë dy herë më të ulët sesa kompania e papërgjegjshme “AL Dushi” që fitoi tenderin. Duke e ngarkuar vendimin në faqen e prokurimit të premten pak para mesnate, ky institucion i ka hapur rrugë mundësisë për ankesë në OSHP për cka operatori ka afat 10 ditë, që i bie se bartja e materialit votues nëpër ambasadat e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit tashmë është mision ia pamundur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka refuzuar ankesën e një operatori teknik për tenderin që ia dha “AL Dushi”, një kompanie të papërgjegjshme, për bartjen e materialeve votuese nëpër vendvotime në ambasadat e Kosovës në mbarë botën dhe kthimin e fletvotimeve në Kosovë, pa i plotësuar kriteret që kërkoheshin.

Refuzimin e ankesës, KQZ-ja e ngarkoi në ëeb-faqen e Prokurimit Publik të Kosovës (e-prokurimi) të premten pak para mesnatës (23:48).

Operatori ekonomik që ishte ankuar, kishte ofertë financiare gati dy herë më të ulët sesa “AL Dushi” që u shpall fitues i tenderit. Ndërsa KQZ po ‘luan’ me këtë proces të cilin e ka pezulluar, mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit votojnë për zgjedhjet parlamentare nga 9 janari deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë. Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar. Procesi i bartjes së votave të tyre, tashmë është seriozisht në rrezik.

KQZ kësisoj arsyetoi lëshimet dhe mospërmbushjen e kritereve nga kjo kompani, duke mos marrë për bazë as faktin Ministria e Punëve të Jashtme ia kishte shkëputur kontratën në tetor të vitit të kaluar, pasi 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk i kishte çuar në destinacion, e dokumente të tjera ishin dëmtuar.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka kërkuar Organit Shqyrtues të Prokurimit më 24 dhjetor të vitit të kaluar që kjo kompani të futet në listë të zezë dhe të mos marrë pjesë në procese tenderuese për një vit.

Operatori ekonomik, oferta e të cilit është shpallur “administrativisht e papërgjegjshme” të mërkurën kishte parashtruar ankesë në KQZ. Në të ishin paraqitur fakte të cilat dëshmojnë se oferta e tyre për bartjen e dërgesave ndërkombëtare me status diplomatik ishte bërë konform kërkesave të parashtruara në tender.

Oferta e “AL Dushi” nuk i plotëson as kushtet bazike teknike për bartjen e dërgesave zyrtare me status diplomatik, ashtu siç edhe ishte kërkuar me tender nga KQZ.

Operatori ekonomik që u ankua, ka paraqitur dëshmi se KQZ-ja kishte bërë shkelje të rëndë të ligjit duke e propozuar si kompani fituese të tenderit kompaninë “AL Dushi”, e cila, përveç që ka ofertuar me çmim gati dy herë më të lartë, nuk i përmbush as kriteret bazike për bartjen e dokumenteve me status diplomatik.

Sipas ligjit, pala ankuese tash mund të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit në një afat prej 10 ditësh nga marrja e refuzimit të ankesës.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

OVL-UÇK letër presidentes Osmani: A është zgjatur mandati i EULEX?

09/06/2025 - 22:54
Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar, do të shkojmë drejtë zgjedhjeve
Lajme

Deliu-Kodra i thotë JO koalicionit me VV-në: Preferojmë me partitë ish-opozitare

09/06/2025 - 22:48
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja

09/06/2025 - 22:38
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Lajme

Limaj: Tre vota për Kuvend, jo kërkesa për poste – gati të zgjidhim krizën

09/06/2025 - 22:33
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Lajme

Nexhmedin Spahiu e quan Presidenten e Kosovës qyqajk– Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

09/06/2025 - 22:22
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Lajme

Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi

09/06/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Asamblisti i VV-së fton prokurorinë të hetoj konkursin e QKMF-së në Ferizaj: I është përgatitur vajzës së zëvendësdrejtorit Afrim Abazi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë