Njëri nga dy të arrestuarit e sotëm për përleshje fizike në veri, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet.
Për klankosova.tv, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se tjetri i arrestuar ka kaluar në cilësinë e dëshmitarit.
”Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen Kodra e Minatorëve, ka përleshje fizike, policia ka reaguar dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa të tretin e ka dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kaluar si dëshmitar”.