Tash e një javë lagjja “Dervish Hima” në fshatin Shipol të Mitrovicës është pa rrymë. Kjo pasi që është këputur një tel i rrjetit të energjisë elektrike, por që ka dalë një problem pronësor në lidhje me rregullimin e tij, raporton Veriu.info
Pronari i tokës ku është këputur teli nuk po i lejon ekipet e KEDS-it ta rregullojnë, pasi që po kërkon zhvendosjen e shtyllës elektrike nga pozicioni ku gjendet në pronën e tij.
Veriu.info mëson se sot në vendngjarje ekipet e KEDS-it janë shoqëruar edhe nga policia, por këta të fundit kanë dështuar t’i ofrojnë siguri të mjaftueshme punëtorëve të KEDS-it për ta rregulluar problemin, pasi që janë penguar nga pronari i shtëpisë në tokën e të cilit gjendet teli i prishur.
Një mërgimtar që jeton në këtë lagjje ka folur për Veriu.info, duke u ankuar se nuk po mund të pastrohen e as të përgatisin ushqim në saje të mungesës së energjisë elktrike./Veriu.info