Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Diçka nuk është në rregull”: Pse po dënohet Koalicioni për Familje?

29/01/2025 - 13:38
në Kryesore, Lajme
A A
Koalicioni për Familje dënohet me 5 mijë euro nga PZAP-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicioni për Familjën, që përbëhet nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, Lista për Familjen e Eman Rrahmanit dhe Partia e Drejtësisë së Ferid Aganit, janë duke u dënuar në vazhdimësi për shkak të gjuhës së tyre. Më saktë, ky koalicion po dënohet në lidhje me qëndrimet ndaj martesave të së njëjtit seks, të cilat i kundërshton fuqishëm. Megjithatë, dy juristë kanë dilema për këto dënime të shqiptuara nga PZAP-i.

“Nuk ka martesë burrë me burrë dhe gru me gru” – është fjalia të cilës po ia sheh sherrin Koalicioni për Familje. PZAP-i deri më tani ka dënuar mbi 18 mijë euro Koalicionin për Familjen, duke vlerësuar se gjuha është minuese e demokracisë dhe përçmuese ndaj komunitetit LGBTQI+.

“Në këtë rast është marrë për bazë konteksti dhe qëllimi për të cilin është përdorur gjuha ndaj një komuniteti, faktin qe deklaratat janë bërë në miting publik, audiencën, andaj sipas Panelit përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmues ose nënvlerësuese. Rregullat që rregullojnë fushatën zgjedhore kërkojnë nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre të shmangin përdorimin e gjuhës fyese, denigruese dhe urrejtëse, andaj sipas Panelit përdorimi i kësaj gjuhe nga kandidatet për deputet është shkelur etika zgjedhore dhe standardet e sjelljes në fushate zgjedhore. Sjellja e tillë minon procesin demokratik dhe promovimin e zgjedhjeve të lira e të drejta” – thuhej në një vendim të PZAP-it, ku Koalicioni për Familje u dënua me 4.500 euro.

Pikëpyetjet e dënimeve

Megjithatë, dy juristë të njohur kanë pasur pikëpyetjet dhe dilemat e tyre për këto dënime. Arbër Jashari, avokat, ka ngritur një dilemë, duke vlerësuar se Koalicioni për Familjen po flet atë çfarë aktualisht e precizon ligji.

“Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë: martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qellim të krijimit të familjes.

Në nderkohë nëse një subjekt politik gjatë fushatës, deklaron se janë kundër një formë tjetër të marteses, nga ajo që realisht është e rregulluar me ligjin ekzistues, gjobitet per gjuhë të urrejtjes. Tash diçka qitu nuk është në rregull” – ka shkruar Jashari.

Ndërsa juristi Durim Berisha, që dikur e këshilloi për ligj kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar se vendimet e PZAP-it në asnjë rresht nuk e arsyetojnë sesi shprehet urrejtja e Koalicionit për Familjen.

“Ne vendimin e PZAP per denimin e kandidatit nga Koalicioni për Familjen pretendohet se ai ka perdorur fjale qe nxitin dhune apo urrejtje ndaj nje grupi te caktuar, por ne asnje rresht te vetem nuk arsyetojne sesi shprehjet – “ketu kemi te bejme me ideologji…”,…”degjenerim” apo ajo se do te angazhohemi qe t’mos lejojme martesa burre me burre e gru me grua – nxitin dhune apo urrejtje ndaj nje grupi te caktuar.

Sipas kandarit (si duket ta pakalibruar) te PZAP, Prokuroria e Shtetit do duhej me e ndjeke sipas detyres zyrtare edhe ate plakun qe pati thane “ZiBiDi e faqja e zeze… Mosni me axhin se s’bon keshtu”” – ka shkruar juristi Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare
Kryesore

Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare

19/01/2026 - 22:45
MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm
Kryesore

MSH-ja reagon rreth trajtimeve të dyshimta të Arianit Sllamnikut me fëmijët me autizëm

19/01/2026 - 22:25
Përdorimi i ngjyrës së dukshme për shënjimin e votuesve, Daka: Regres, vendim i çuditshëm i KQZ’së
Kryesore

Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për një kandidat

19/01/2026 - 22:10
Miftaraj thotë se Qeverisë i mungon vullneti për implementimin e Kontratës Kolektive
Kryesore

“Nëse këta kandidatë kishin komunikim me telefon me komisionerë e ju kanë thanë 500 a 1 mijë euro për votat, nuk merren si prova”, Miftaraj tregon se si mund të shkojë procesi i hetimit

19/01/2026 - 21:58
Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
Kryesore

Bekim Haxhiu: Nuk ka demokraci me metoda staliniste, rinumërimi total mund të korrigjojë vetëm pjesërisht dëmin

19/01/2026 - 21:31
Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së thirret më 31 janar, vendimmarrje përmes demokracisë së brendshme
Kryesore

Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së thirret më 31 janar, vendimmarrje përmes demokracisë së brendshme

19/01/2026 - 20:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    552 Shpërndaje
    Shpërndaje 221 Tweet 138
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë