Nuk dihet si mori flakë objekti.
Por, dyshohet se këtë diskotekë në Prizren dikush e dogji me qëllim të hënën. Dhe atë një ditë para se të mbahej një koncert festiv, raporton Klan Kosova
Një banorë i zonës e kishte lajmëruar policinë, por ky lajmërim po del të jetë i vonshëm për të shpëtuar diçka nga objekti.
Pronari i objektit nuk pranoi të flet para kamerës, por i tha Klanit se dëmet që iu shkaktuan nga zjarri arrijnë rreth 700 mijë euro, përfshirë këtu pajisjet e strukturën e objektit.
Autoritetet kanë mbledhur dëshmi në vendngjarje, dhe sipas policisë në ditët e ardhshme do të hartohet raporti lidhur me këtë rast.
Për të kuptuar më shumë ndiqni kronikën e mëposhtme: