Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dikur luante në Champions League, ish-futbollisti turk tani merret me prerjen e donerit

11/11/2025 - 15:51
në Sport
A A
Dikur luante në Champions League, ish-futbollisti turk tani merret me prerjen e donerit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-futbollisti i Beshiktashit, Orkan Çınar pas përfundimit të karrierës së tij në futboll, ka hapur një faqe të re në jetën e tij duke u marrë me përgatitjen e donerit në qytetin İnegöl të Bursës.

Çınar e nisi futbollin në Gjermani dhe, pasi përfundoi fazën e tij në akademi atje, filloi karrierën profesionale në vitin 2015 duke u huazuar te Gaziantepspor.

Ai kaloi një periudhë të suksesshme në këtë ekip dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha. Në sezonin 2017–2018 të Superligës turke, Çınar u transferua te Beshiktashi.

Futbollisti 30-vjeçar veshi për një periudhë fanellën bardhezi dhe dha një asist në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës gjermane RB Leipzig. Pas Beshiktashit, ai luajti për disa ekipe të tjera dhe e përfundoi karrierën e tij te Adanaspor, në moshën 29-vjeçare.

Duke e lënë futbollin në moshë të re, Orkan Çınar hapi një dyqan doneri rreth një muaj më parë në İnegöl dhe vazhdon jetën e tij profesionale në një sektor tjetër.

Çınar tha se u largua nga futbolli me dëshirën e tij.

Ai theksoi se, ndonëse mund të vazhdonte karrierën për edhe 10 vite të tjera, nuk e zgjodhi këtë rrugë.

“Periudhën time te Beshiktashi e kanë ndjekur të gjithë, është një nga klubet më të mëdha të Turqisë. Mund të kishte qenë më mirë, por kështu ishte fati. Doja të largohesha nga futbolli me vendimin tim. Mendoj se futbolli është një sektor ku fjalët nuk mbahen dhe nuk doja të isha më pjesë e tij. Nuk dua ta kritikoj shumë, por faktet janë të dukshme.”

Duke treguar se puna më e përshtatshme për të ishte përgatitja e dönerit, Çınar shtoi: “Kur isha në Adana, fillova ta mendoja këtë. Babai im është usta doneri prej 30 vitesh. E hapa lokalin duke u mbështetur te përvoja e tij. Po të mos ishte ai, nuk do ta kisha marrë guximin. Falë Zotit, jemi mirë në pozicionin ku ndodhemi”./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Befason Messi: Real Madridi është skuadra më e mirë në botë
Sport

Messi rikthehet te Barcelona? Gjithçka është e mundur

11/11/2025 - 15:50
Ancelotti këshillon Endrickun të largohet nga Real Madridi
Sport

Ancelotti këshillon Endrickun të largohet nga Real Madridi

11/11/2025 - 15:49
Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore, i gatshëm edhe për Kosovën
Sport

Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore, i gatshëm edhe për Kosovën

10/11/2025 - 11:42
‘FiveThirtyEight’ e bën ‘kampion’ Manchester Cityn ende pa filluar ndeshja, e konsideron favorit absolut
Sport

Guardiola: E kemi rigjetur energjinë që na mungoi sezonin e kaluar

10/11/2025 - 11:38
Rooney: Xhaka, transferimi më i mirë i sezonit
Sport

Rooney: Xhaka, transferimi më i mirë i sezonit

10/11/2025 - 11:37
GOOOL: Sunderlandi i Granit Xhakës në avantazh ndaj Arsenal
Sport

GOOOL: Sunderlandi i Granit Xhakës në avantazh ndaj Arsenal

08/11/2025 - 19:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nura: Sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rrustem Mustafa për dëshminë e Hill-it: Disa mbetje të Millosheviqit janë ende në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë