Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dikush për 26 vite shfrytëzoi dhe mori qira në objektin “4 shtyllat” në zemër të Prishtinës – pronë e CIK Kumanova, nga 2021 nën kompetencën e AKP-së

25/02/2026 - 13:42
në Lajme
A A
Dikush për 26 vite shfrytëzoi dhe mori qira në objektin “4 shtyllat” në zemër të Prishtinës – pronë e CIK Kumanova, nga 2021 nën kompetencën e AKP-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shfrytëzimi i aseteve dhe objekteve të ndërmarrjeve shoqërore ka qenë dhe vazhdon të jetë një fenomen në vendin tonë, duke mundësuar pasurim të jashtëligjshëm për persona privat apo kompani private, e në anën tjetër duke shkaktuar dëm financiar për shtetin, përkatësisht Agjencinë Kosovare të Privatizimit që menaxhon me shumicën prej tyre.

Një rast i tillë është edhe një objekt afarist në zemër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”, ku një lokal afarist me madhësi prej 65 metra katror ka qenë objekt i shfrytëzimit për 26 vite, ani pse objekti ka qenë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore CIK Kumanova dhe para luftës njihej si “4 shtyllat”, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas një vendimi të AKP-së të vitit 2021 asetet e CIK Kumanova të Maqedonisë në territorin e Kosovës do të kalonin nën kompetencat administrative të agjencisë. Pastaj tek në vitin 2022 AKP filloi likuidimin e aseteve të kësaj ndërmarrje por fati i këtij objekti mbeti i panjohur pasi nga ajo kohë nuk ka informacione zyrtare se çfarë ndodhi me procesin e likudimit të lokalit afarist.

E kjo situatë ia ka mundësuar dikujt që të vazhdojë shfrytëzimin e tij, duke marrë qira të majme.

Kjo situatë ka vënë në pah konteste pronësore, ku një kompani me seli në Gjakovë “Ardita SHPK” pretendon pronësinë e objektit nga viti 1999 e deri më sot.

Kjo kompani i është drejtuar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme duke paditur AKP-në dhe duke kërkuar masë sigurimi me synimin t’i ndalohej AKP-së administrimi dhe dhënia me qira e lokalit.

Gjykata nxori aktvendim në janar të këtij viti duke refuzuar kërkesën e shoqërisë tregtare “Ardita SHPK”.

Gjykata konstatoi se: Marrëveshja e lidhur në Kumanovë nuk prodhon efekt juridik për pronë shoqërore në Kosovë, paditësi nuk ka bërë të besueshme të drejtën pronësore, prona figuron si pronë shoqërore dhe është nën menaxhimin e AKP-së, qiradhënia e aseteve të NSH-së bëhet vetëm përmes tenderimit publik.

Sipas Rregullores 04/2022, qiradhënia e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore bëhet vetëm përmes tenderimit publik. Nuk ka evidencë që një procedurë e tillë është zhvilluar për këtë aset.

Pra ky objekt është shfrytëzuar për 26 vite dhe aty janë zhvilluar veprimtari biznesore.

Por ku kanë shkuar këto të hyra nga qiratë, pse shteti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, madje as sot nuk ka të dhëna se AKP  e ka dhënë me qira, por aty objekti po vazhdon të mbetet pezull.

 

JU REKOMANDOJMË

Edona Llaloshi do të jetë pjesë e dy komisioneve parlamentare

Edona Llaloshi do të jetë pjesë e dy komisioneve parlamentare
25/02/2026 - 14:49

Edona Llalloshi pasi siguroi mandatin e dytë si deputete, do të ketë edhe dy privilegje të reja në parlament. Këngëtarja dhe deputetja ka njoftuar se do të jetë...

Më shumëDetails

Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka

Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
25/02/2026 - 14:46

Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK janë përplasur fizikisht më 26 janar të këtij viti. Në videon që ka publikuar mediumi “Nacionale” shihen dy...

Më shumëDetails

Ky është polici i Tiranës që dyshohet që tentoi të trafikonte 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Ky është polici i Tiranës që dyshohet që tentoi të trafikonte 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
25/02/2026 - 14:41

Ky është Aurel Kaziu, efektivi i Policisë së Shtetit që tashmë ndodhet në qendër të një skandali ndërkufitar. Kaziu u pezullua menjëherë nga detyra pasi u ndalua në...

Më shumëDetails

A jeni ju opsioni për president? – Ja çka deklaroi Konjufca

A jeni ju opsioni për president? – Ja çka deklaroi Konjufca
25/02/2026 - 14:35

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është pyetur nga gazetarët nëse ka qenë ai opsioni i partisë për president të ardhshëm të vendit. “A jam unë opsion?...

Më shumëDetails

Deda: Kosova s’ka nevojë për president që mëson zanatin, por për një me dije dhe përvojë në marrëdhënie ndërkombëtare

Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin
25/02/2026 - 14:30

Ilir Deda ka deklaruar se Kosova po e harron domethënien e rolit të presidentit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por të një...

Më shumëDetails

Haxhiu pret Spiropalin: Bashkëpunimi e përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët

Haxhiu pret Spiropalin: Bashkëpunimi e përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët
25/02/2026 - 14:19

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka pritur në takim ministren për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Haxhiu në njoftimin për këtë takim tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    846 Shpërndaje
    Shpërndaje 338 Tweet 212
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    758 Shpërndaje
    Shpërndaje 303 Tweet 190
  • Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë