Edhe pse prej disa muajsh, është bërë e ditur nga institucionet shtetërore të Kosovës se euro është valutë e vetme zyrtare në Kosovë, dinari po vazhdon të qarkulloj në veri.
Një lexues i VeriuInfo sot ka dërguar pamje, se si dinari po përdoret lirshëm si valutë pagesë në dyqanet që gjenden në veri të Mitrovicës.
Ai ka treguar se kjo foto është bërë pranë një furre buke në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit.