Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Diplomojnë 150 studentë në “Kadri Zeka” në Gjilan, Kurti: Festojmë fuqinë e dijes

08/09/2025 - 14:54
në Lajme
A A
Diplomojnë 150 studentë në “Kadri Zeka” në Gjilan, Kurti: Festojmë fuqinë e dijes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kreu në detyrë i ekzekutivit tha se diplomimi nuk është vetëm sukses personal, ai është edhe premtim ndaj shoqërisë.

Kurti, tha se Universiteti Publik “Kadri Zeka” që nga dita e themelimit është bërë vatër e dijes për mijëra të rinj e të reja, jo vetëm nga Gjilani e Anamorava, por edhe nga Lugina e Preshevës e deri në Kumanovë.

“Sot, Universiteti “Kadri Zeka” është një institucion i konsoliduar, me gjashtë fakultete e pesëmbëdhjetë programe studimi, tetë në nivelin Bachelor dhe shtatë sosh në nivelin Master. Riakreditimi pesëvjeçar i vitit të kaluar, dëshmon standardet e tij të larta akademike, përkushtimin e stafit dhe rolin e këtij universiteti si qendër e dijes dhe inovacionit në rajon” deklaroi në këtë ceremoni Kurti.

Sipas tij, arsimi është e drejtë e pakushtëzuar. “Kemi bërë arsimin e lartë publik falas që nga viti i parë i mandatit tonë, e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vetëm në dy vitet e fundit ka ndarë mbi 1200 bursa për studentët e Universitetit të Gjilanit, me ç’rast edhe kemi rritur buxhetin për kërkime shkencore, si dhe kemi mbështetur avancimin e performancës në arsimin e lartë në shumë dimensione. Po investojmë në programe që lidhen ngushtë me tregun e punës, inovacionin dhe teknologjinë. Sepse, duam që studentët tanë të mos jenë vetëm të diplomuar, por edhe të punësuar, të mos jenë vetëm të punësuar, por edhe të suksesshëm dhe të mos jenë vetëm të suksesshëm, por edhe kontribuues në zhvillimin e vendit. Dhe ja ku jemi sot, në ditën që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës për 150 studentët e diplomuar dhe hap një dritare të re drejt së ardhmes së tyre dhe tonë në përgjithësi”, deklaroi tutje shefin detyrë i Qeverisë.

Kurti, tutje tha se, e nesërmja sigurisht që nuk do të jetë pa sfida, por, sipas tij, edhe me mundësi të shumta.

“Ju sot bëheni bartës të dijes dhe përgjegjësisë. Diplomimi nuk është vetëm sukses personal, ai është edhe premtim ndaj shoqërisë. Ju jeni të thirrur të bëheni mësimdhënës që formojnë gjenerata, juristë që mbrojnë ligjin, ekonomistë që zhvillojnë prodhimin e tregun, shkencëtarë që sjellin inovacione dhe qytetarë që ndërtojnë një shoqëri më të drejtë, më të zhvilluar e më demokratike. Sot festojmë jo vetëm diplomimin e 150 studentëve, por edhe fuqinë e dijes dhe të aftësive për të ndryshuar jetë e për të ndërtuar Kosovën tonë të dashur në nivele të reja të progresit. Diploma është vetëm një fillim. Vlera e saj qëndron tek ajo që do të bëni më pas, pra përdorimi është kuptimi, te ndikimi që do të keni te komunitetet tuaja, në fushëveprimtarinë tuaj dhe gjurma që do të lini në vendin tonë për popullin tonë”, deklaroi në këtë ceremoni Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Musliu kritike ndaj VV-së: Do që ta çojë Kosovën në anarki
Kryesore

Musliu kritike ndaj VV-së: Do që ta çojë Kosovën në anarki

08/09/2025 - 19:30
Gjykata e Lartë e ShBA-së mbështet Trumpin për bastisjet agresive të imigracionit
Lajme

Gjykata e Lartë e ShBA-së mbështet Trumpin për bastisjet agresive të imigracionit

08/09/2025 - 19:26
Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin
Lajme

Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin

08/09/2025 - 19:24
Zekaj: Kushtetuesja do të gjejë shkelje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kryesore

Zekaj: Kushtetuesja do të gjejë shkelje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08/09/2025 - 19:16
Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë shkurtime miliarda dollarëshe të ndihmës së huaj
Lajme

Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë shkurtime miliarda dollarëshe të ndihmës së huaj

08/09/2025 - 19:09
BBC: Çfarë fshihet pas krizës politike të Francës dhe çfarë mund të ndodhë më pas?
Lajme

BBC: Çfarë fshihet pas krizës politike të Francës dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

08/09/2025 - 18:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet ish drejtori i DKRS-së në Mitrovicë, Fahri Jashari – Paraprakisht ishte shkarkuar nga Hamza nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Më në fund Mirlind Daku uron Vesa Vllasaliun për ditëlindje, ja urimi i tij (Foto)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë