Anëtari i kryesisë së LDK’së, Armend Zemaj, është deklaruar lidhur me diskutimet mes këtij subjekti politik dhe atij të Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate.
Zemaj në konferencë për media, ka deklaruar se LDK ka pasur diskutime parimore me këtë parti, si dhe ka diskutuar me grupe të tjera politike, shkruan Insajderi.
“Unë mund të them që ka pasur bisedime parimore, nuk them që s’ka edhe teknike, por janë në përmbajtjen e atë që ka thënë kryetari i LDK-së pas takimit të kryesisë”, deklaroi Zemaj.
“LDK ka qenë në vazhdimësi e hapur për kuadro, qoftë ata deficitar, qoftë ata që mendojnë që mund të kontribuojnë edhe në aspektin politik dhe profesional në institucionin e Republikës së Kosovës. Kemi pasur aderime përmbajtësore, profesionistë të fushave të ndryshme. Kjo është konform edhe marrëveshjeve politike. Të gjithë ata që përqafojnë programin politik të LDK-së, dera ka qenë dhe do të jetë e hapur. Sa i përket marrëveshjet me subjektet politike, afati jonë është deri më datën 7, sepse të gjithë ata që vijnë do të garojnë nën siglën e LDK-së”, tha më tej ai.













