Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

27/03/2026 - 13:47
në Kryesore, Lajme
A A
Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

Foto: Mensur Bunjaku - pronar i Melii Farm SH.P.K.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët e institucioneve shtetërore janë të thirrur të mbrojnë interesin e publikut, respektivisht interesin e qytetarëve të Kosovës, nga taksat e të cilëve edhe paguhen. Mirëpo, jo gjithherë, ata e kryejnë këtë detyrë.

Rasti më eklatant që ka vërejtur redaksia e Veriu.info është ai i zyrtarit për qasje në dokumente publike të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Blerdar Berisha, për të cilin ka dyshime se është kthyer në mbrojtës të interesave të kompanive që merren me import të kafshëve të gjalla.

Veriu.info ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike në AUV, të udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv Bekim Hoxha, më 11 mars, për qasje në të gjitha dokumentet që janë nxjerrë për kompanitë: 1) Mishtore Meli Sh.P.K., 2) Meli Holding L.L.C. dhe 3) Melii FARM Sh.P.K.

Pas kërkesës së Veriu.info, drejtori ekzekutiv i AUV-së, më 17 mars, ka nxjerrë vendim me të cilin gazetës Veriu.info i jepet qasje e plotë në këto dokumente, ndërsa të njëjtën ditë zyrtari i AUV-së për qasje në dokumente publike, Bledar Berisha, na ka njoftuar se të nesërmen mund t’i marrim dokumentet.

Mirëpo, kur gazetari i Veriu.info ka shkuar në AUV për t’i tërhequr dokumentet, atij i janë ofruar vetëm pjesërisht dokumentet e kërkuara, ku nga zyrtari Bledar Berisha i është thënë që të hënën (23 mars) do t’i jepen edhe disa procesverbale të inspektorëve të AUV-së për këto kompani, pasi që akoma nuk ua kanë sjellë inspektorët.

Foto: Bledar Berisha – zyrtar për qasje në dokumente publike në AUV

Kur kanë kaluar 23, 24, 25 e 26 marsi, të njëjtat nuk i janë dhënë gazetës Veriu.info.

Veriu.info sot ka kërkuar përmes SMS zyrtarit Blerdar Berisha këto procesverbale, por ai ka thënë që nuk i ka të gatshme akoma.

Në momentin që është paralajmëruar se artikulli do të publikohet sot pas orës 16:00 nëse nuk ofrohen procesverbalet, i njëjti ka fshirë mesazhet e komunikimit në WhatsApp, një rast i paprecedentë për një zyrtar publik, i cili komunikimin e ka zhvilluar me telefon zyrtar.

Çka fshihet pas procesverbaleve?

Burime të Veriu.info nga AUV bëjnë të ditur se zyrtari Bledar Berisha ka marrë instruksione nga ‘shefat’ që të mos ofrohet qasja në këto procesverbale, pasi që ka dyshime të bazuara se inspektorët e AUV-së nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare në raport me kompanitë: 1) Mishtore Meli Sh.P.K., 2) Meli Holding L.L.C. dhe 3) Melii FARM Sh.P.K.

Kush janë kompanitë: Mishtore Meli Sh.P.K., Meli Holding L.L.C. dhe Melii FARM Sh.P.K.?

Melii FARM Sh.P.K. është kompani nga Podujeva, me pronar Mensur Bunjaku, e themeluar në vitin 2021. Aktivitet kryesor kjo kompani ka përpunimin dhe konservimin e mishit.

Foto: Mensur Bunjaku – pronar i Melii Farm SH.P.K.

Meli Holding L.L.C. është po ashtu kompani nga Podujeva, me pronarë Ramadan dhe Besim Bunjaku, të cilët janë familjarë të Mensur Bunjakut. Si aktivitet kryesor ka aktivitetet e kompanive “holding”.

Mishtore Meli Sh.P.K. është kompani e regjistruar në Prishtinë, ku aksionar me 100% të aksioneve është kompania Meli Holding L.L.C.

Ndryshe, vitin e kaluar Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht se si AUV, me vendim, i kishte pezulluar lejen e importit kompanisë “Melii Farm” Sh.P.K., pasi që ishte zbuluar se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë.

AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

Në lidhje me pezullimin e licencës për këto kompani dhe disa të tjera, ish-ministri Faton Peci kishte thënë se dëmi financiar i shkaktuar nga këta operatorë ekonomikë është në vlerë qindra milionë euro, duke shtuar se, sipas tij, është goditur hallka më e fortë e zinxhirit të importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë, duke i mbajtur përgjegjës për tentimin e keqpërdorimit dhe mashtrimit në procesin e importit.

Tags: AUVBekim HoxhaBledar BerishaMensur Bunjaku

JU REKOMANDOJMË

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para presidentes Vjosa Osmani
27/03/2026 - 14:40

Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhanë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të...

Më shumëDetails

Bekim Jashari bën homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu në 27 vjetorin e rënies heroike

Bekim Jashari bën homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu në 27 vjetorin e rënies heroike
27/03/2026 - 13:56

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu në 27 vjetorin e rënies së tij heroike. Jashari ka thënë se dëshmorët janë frymëzimi...

Më shumëDetails

Abdixhiku në takim me delegacionin e BE-së: Përgjegjësia për presidentin bie te shumica parlamentare, LDK-ja u hyn zgjedhjeve e bashkuar

Abdixhiku në takim me delegacionin e BE-së: Përgjegjësia për presidentin bie te shumica parlamentare, LDK-ja u hyn zgjedhjeve e bashkuar
27/03/2026 - 13:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Emanuele Giaufret, zëvendësdrejtorin menaxhues për Europën Perëndimore në Shërbimin europian për veprim të jashtëm. Gjatë...

Më shumëDetails

“26 dhe 28 vjeç” – Policia jep detaje për arrestimin e dy personave që u kapën duke vjedhur naftë

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet një burrë në Prishtinë
27/03/2026 - 13:19

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje të rëndë. Policia bëri të ditur inicialet dhe moshën e dy shtetasve kosovarë, por s’dha më shumë detaje...

Më shumëDetails

Analiza e Monitor: Fundi i “komplotit rus” te Aeroporti i Vlorës

Analiza e Monitor: Fundi i “komplotit rus” te Aeroporti i Vlorës
27/03/2026 - 13:03

Revista ekonomike Monitor i ka kushtuar një analizë të zgjeruar konfliktit për Aeroportin e Vlorës në versionin e saj të printuar, duke sjellë një panoramë të plotë të...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së vendos për tetë ankesa

Kuvendi i KMShK-së vendos për tetë ankesa
27/03/2026 - 13:00

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 8 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë