Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dita e relaksit dhe shopping-ut”, komuna e Dragashit shpenzon 22 mijë euro për vizitë në Austri, shpërblehet me tender kompania e bukës dhe ëmbëlsirave

16/05/2025 - 15:07
në Lajme
A A
“Dita e relaksit dhe shopping-ut”, komuna e Dragashit shpenzon 22 mijë euro për vizitë në Austri, shpërblehet me tender kompania e bukës dhe ëmbëlsirave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Dragashit e udhëhequr nga Bexhet Xheladini i LDK’së, ka nënshkruar kontratë 22 mijë euro për një vizitë gjashtëditore në Austri për stafin dhe delegatët e Kuvendit Komunal. Me tender është shpërblyer një kompani që merret me prodhimin e bukës dhe ëmbëlsirave. “Sweet Bakery SH.P.K” nuk ka asnjë aktivitet që figuron se merret organizimin e udhëtimeve. 

Komuna e Dragashit, dje, më 15 maj, ka nënshkruar kontratë për “Vizitë studimore të delegatëve dhe stafit të Kuvendit të komunës për në Republikën e Austrisë”, raporton Insajderi.

Çmimi i parashikuar i kontratës ka qenë 22 mijë euro.

Komuna e Dragashit e ka shpërblyer me këtë tender kompaninë “Sweet Bakery SH.P.K”.

Me vlerën e përgjithshme të kontratës prej 22 mijë euro.

Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth kompanisë fituese Sweet Bakery SH.P.K, e që aktivitetet e saj, dhe tenderit që ka fituar janë plotësisht të kundërta. Kështu duke shtuar dyshimet rreth kësaj kontrate.

Sweet Bakery SH.P.K është biznes me pronar Gazmend Hotin.

Aktivitet kryesor i këtij biznesi është “Prodhimi i bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta“.

Aktivitet sekondar është “Përpunimi i produkteve të tjera ushqimore p.k.t”

Sipas detajeve të tenderit, vizita në Austri do të zgjatë gjashtë (6) ditë.

Ditën e parë vizitohet katedralja e Shën Demnius dhe pallati i Dioklecianit.

Dita e dytë shëtitje në Maribor apo Zagreb.

Dita e tretë eksplorim i Qendrës historike të Vienës, dhe mbrëmje relaksuese në Prater.

Dita e katërt, është dita e relaksit dhe ‘shopingut’ per stafin e komunës.

Dita e pestë vizitohen kulturat dhe arti në Linz.

Dhe dita e e gjashtë, pas shëtitjeve në Zadar, dhe pasi darkës bëhet nisja për në Dragash.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Dragashit, se si është shpërblyer me kontratë vizite, një kompani që ka primare prodhimin e bukes dhe ëmbëlsirave, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Lajme

Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias

17/05/2025 - 00:29
Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji
Lajme

Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

16/05/2025 - 22:58
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Lajme

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025 - 22:45
Storje suksesi: Diplomon në Universitetin e Oxforidit vushtrriasi Enis Gërxhalija
Lajme

Storje suksesi: Diplomon në Universitetin e Oxforidit vushtrriasi Enis Gërxhalija

16/05/2025 - 22:37
Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK

16/05/2025 - 22:31
Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar(VIDEO)
Lajme

Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar(VIDEO)

16/05/2025 - 22:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “PREJ TEJE E MORA VESH”, Peci sërish “befasohet” në studion e Pressing kur pyetet për këshilltarin e tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Sigurimi i Radoiçiqit, i dyshuar për sulmin në Banjskë, shkakton aksident tragjik në Beograd – rasti kalohet në heshtje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë